Nje jetë që shuhet mes vezullimit
Në vend të parathënies së librit “Legjenda Majaci” kushtuar Mjeshtrit të madh dhe Qytetarit të Nderit të qytetit të Fierit dhe Legjendës së Futbollit Shqiptar Kujtim Majaci
Namik Selmani
Marrë nga libri “Legjenda Majaci

”
Në jetën e tij Mjeshtri i Madh Kujtim Majaci, të cilit po i kushtojmë këtë libër, kishte në të njëjtën kohë disa gjëra që e bënë atë emblemë të përjetësisë së tij në vite, pse jo dhe në shekuj.Kishte një ditëlindje pranverore e pikërisht në Kryeditën e pranverës që ne e kemi më 14 mars.
Në këtë ditë bashkë me lulet që na sjellin pranverën, bëjmë dhe një buqetë me lule të freskëta përKujtim Majacin që duhet ta vëmë diku në pllakën e mermertë të monumentit të tij në një nga shesht e Fierit apo dhe në pragun e shtëpisë ku si gjithmonë në ditë të tilla që zgjojnë pranverëndo të gjeni një nënë që vetëm ajo e di se ku shkon kufiri i vërtetë i dhimbjes së ndarjes së një djali të vetëm që e donin të gjithë i madh e ivogël. Do ju presë djali i tij me atë emër të bukur
Albion dhe Lida, zonja e atij njeriu të paharruar që do t’ua kthejë me po kaq respekt emirënjohje atë ceremoni njerëzore për të kujtuar atë, më të mirin e të mirëve, lavdimadhin, punëshumin, të dashuruarin pas pranverës dhe fijes së barit, Kujtim Majacin. Prindërit i kishin vënë atij emrin Kujtim. Sa bukur, me jetën e tij ai mbeti një sinonim i KUJTIMIT të përjetshëm që në mënyra të ndryshme jeton kudo e kurdo në këtë qytet kaq të lidhur me futbollin.
Cilat do të ishin vlerat e këtij libri? Së pari, është kujtesa. Jemi një kohë që duam e do të duam përjetë modele njerëzorë, modele profesionistësh, qoftë dhe në lojën më popullore të njerëzimit si është futbolli. Model sakrifice. Modele përkushtimi. Modele dashurie për qytetin ku jeton.
Në kohën që jetojmë nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e ardhjes së lojtarëve të huaj nga qytetetë tjera qoftë dhe nga shtete të tjera gjer në Brazil. Nga Turqia, nga Spanja, nga Amerika…
Madje ka Federata kombëtare në botë që kërkojnë që ta shtojnë sa më shumë numrin e lojtarëvetë huaj që luajnë në një skuadër nga ai numër që kanë akualisht. Të gjithë jemi të një mendjeje senë një sport ku shpesh vendin e parë e zë paraja, vështirë do ta kemi të kuptojmë se sa lart ishtepërkushtimi që kishte Kujtim Majaci për futbollin dhe Fierin dhe, nga ana tjetër, sa e madhe ishtedashuria dhe mirënjohja e çdo qytetari për këtë njeri të rrallë. Qoftë dhe ky libër një pranverë e ree rizgjimit të Kujtim Majacit.
Gjithë miqve, bashkëpunëtorëve që kam intervistuar për të, thjesht në emër të profesionit dhe të obligimit profesional, për të thënë të vërtetën, qoftë dhe ngazëlluese, si ndodh me Kujtim
Majacin, i kam bërë një pyetje të tillë: “A do të flisnin po me kaq entuziazëm për atë, po qe se dotë ishte gjallë ai?” E kam parë një emocion të veçantë tek ata në atë çast. Një lloj revolte të bukur. Jooo, për të nuk gjeje dot ligësinë, nuk gjeje dot konfliktin. E unë më duhet që ta jap njëgjë të tillë. Të jap atë shkallë të lartë të ndershmërisë. Nëse do të gjenin vetëm një shprehje kaq të thjeshtë ose folklorike për të, do të thonim thjesht se për të flasin dhe gurët, dhe pragjet e qytetit, çdo prag shtëpie, çdo zemër njerëzore në Fier në Patos, Levan, në Libofshë, Patos,
Ballsh, Marinëz deri në Lushnjë e në fshatrat e tjerë të Myzeqesë.. Duke fiksuar disa kujtime të atyre viteve, na erdhi në mendje njëri prej tyre që shkruante: “Kur kishte ndeshje Apollonia,niseshim me këmbë që nga Cakrani e do të luante në të Kujtim Majaci”. Pa koment!. Si rregull gjuhësor thuhet se ishte Kujtim Majaci i Apollonisë ose i Fierit, por erdhi një kohë (dhe jo kjo mungesë disavjeçare e tij) që të gjithë në Fier, thonin dhe thonë “Apolonia” e Majacit, Fieri i Majacit. Pas ndarjes nga jeta (nuk dua ta përdor asnjëherë në libër fjalën e trishtë dhe aspak të besueshme për Kujtim Majacin VDEKJE, ai ka marrë sa e sa ndere që i takonin edhe në gjallje të tij. Ende miqtë dhe mbarë qyteti, opinioni sportdashës dhe specialistët e futbollit dhe të sporteve të tjera hapin ligjet shqiptare për t’i dhënë të tjera mirënjohjeje. Dhe mirë bëhet. Askush as dje dhe as nesër nuk mund të vërë në diskutim nderet që mund të marrë ai zyrtarisht. Nuk ka asnjë rëndësi asnjë tesër partie për të folur për Kujtim Majacin. Aq më tepër qofsh edhe kryetar partie.
Ai ishte vetë Partia. Partia e Pasionit. Partia e Sakrificës. Partia e Futbollit-art. Lavdia shkon pas atij dhe ai, ai më modesti se modestët thuajse skuqet nga kjo mirënjohje atje në atë dhë të rëndë që ka mbuluar trupin e tij të bukur. Veç me faqet e këtij libri për të do të doja që të mblidhja në një sofër të gjithë këtë jehonë që gjithsesi do të mbetet e madhe dhe në viet që do vijnë. Se përherë do të ketë fusha të blerta futbolli ku do të shkojmë të gëzuar me emocion, me kureshtje,me dëshirën e madhe për të patur sa më shumë Majacë në të, sportistë që e duan barin, topin, lulen… Dua të mbështes në këtë shkrim edhe mendimin e një sportdashësi që e ka shkruar më 2009 duke cituar Majacin. Atëherë dhe sot ai është quajtur Mit. Jo më kot Federata Shqiptare e e
Futbollit në mënyrë unanime e ka nderuar me titullin LEGJENDA E FUTBOLLIT SHQIPTAR.
Pastaj ka qenë dhe një djalë shembullor në jetën e përditshme, plot me vlera, ndaj njerëz të tillënuk duhen harruar kurrë. Bota edhe kur nuk kanë mite i krijojnë. Kurse ne e kemi dhe duhet ta vlerësojmë.
Libri për Kujtim Hasan Majacin është sfidë për çdo shkrimtar, biograf, poet, tregimtar (të gjitha gjinitë letrare i mban ky libër) që merr në duar penën ose ngre një tastierë në punë.
Mbase më e bukura në letërshkrimin e secilit pavarësisht se sa libra të rreshton para tij ose se sa thinja ka në krye.
Origjina e Kujtim Majacit është nga Kosova. Nga Majaci që është sot pjesë e komunës së Podujevës. Po të shkojmë më në thellësi në kohë, shohim se ata vijnë si fis nga Sanxhaku iNishit që nga viti 1878. Edhëe këtu nuk iu nda gunga e vendlindjes këtij djali trim. Në Fier ku është dhe vendlindja e tij, ai ka patur dhe shumë miq çamë që edhe sot betohen “Për kujtimin e
Kujtimit!” Dhe duhet të besoni në këtë betim të shenjtë që mund ta meritojë një njeri i madh, sfidant i kohës, një sportist magjik si Kujtim Majaci. Popullariteti i tij i papërsëritshëm, falë talentit të tij dhe pa hile, mbase për një shekull të tërë ebën sa të lehtë aq dhe pak të vështirë këtë portret. Duhet t’i shërbesh me shkronjën tëndebashkëkohësve të tij që, për fat jetojnë shumë, por dhe brezave që do të vijnë. Ata mund të mosbesojnë se si ka qenë Koha e Majacëve. Nuk do të besojnë se si një djalë dhe shumë të tillë. do tëvinte në një rrap si një flamur të ri këmishën e Majacit e do të bëntë kokër më kokërr dy vjet burg
. O Zooot!. Ai ishte një njeri me dimension të madh njerëzor, profesional, emocional, shpirtëror. Nëse do ta metaforizonim këtë nismë librore do të thoja se secili autor (uroj që tëjem mes tyre!) duhet të mbledhë në një fletë libri një det me lotë gëzimi të një qyteti, të një rrethi, të një Myzeqeje me halle si do të thoshte e madhja Vaçe Zela, urimesh, emocionesh që ai ka dhënë për dekada të tëra e, më tej, të na shfaqë para vetes atë dhimbje popullore të ndarjes nga jeta. Një ceremoni që ishte dhe mbetet nga më të natyrshmet dhe pa asnjë shenjë të një servilizmi politik, apo të parasë. Një varrim që solli nga të gjithë rrethet njerëz kokëulur.
Më duhet që të sjell tërë ato personazhe të heshtur që, mbase një jetë të tërë nuk kanë dalë në një faqe gazete, pa le në një libër si punëtori i fushës që bashkë me barin, kujdesej dhe qepte dhe
topat dhe këpucët e lojtarëve bashkë me to dhe të Majacit Të flas për Usta Rrapon berberin e qytetit që e zbukuronte edhe më shumë flokun e të bukurit Kujtim Majaci që fare mirë mund t’i thoje Kujtim Bukuria. Të flas për Rexhepin, atë që sillte ushqimet. Për Feriatin. Për nënën që e lindi e rriti, i qepte ato këmisha legjendare që kanë krijuar një incident politik si në asnjë qytet tjetër në 100 vitet futboll.
Të flasësh për miqtë nga Kosova që edhe pse larg, e ndiqnin atë për të gjithë ato rezultate që ai arrinte. E një Fadil Vokrri që ishte dhe Legjenda e Futbollit të Kosovës e kishte mik të ngushtë.
Mbase me këtë libër fare natyrshëm ngrejmë një Urë të madhe edhe mes dy pjesëve të kombittonë, ashtu si kemi ngritur mes shkrimtarëve, mes artistëve.
Doja që të kujtoja sot baba Hasanin që e ndiqte si shok kudo ku luante ai. Gjithsesi do të mbetennë ndonjë rast disa njerëz, disa personazhe me e pa pushtet që mund të jenë jasht Fierit, në botë.
Shumë ish-shokë janë jasht sidomos në Amerikë. Gazetari Llazar Vero më tregonte nga Filadelfia pasi më uronte për këtë libër, se për vite të tëra ’është grindur” me ish-kolegun e tij tërrallë në penën sportive Besnik Dizdari për madhështinë e Majacit. Më duhet që të citoj këtu një thënje të një gjyqtari të Majacit se “me baltën e këpucëve të Majacit, mund të bëje një shtëpi me qerpiç” Jo, miku im, jo, dhe një pallat mund të bëje pa droje. Më thoshte Maksi Tegu që të mos harroja se edhe trupi bëhej me baltë. Me baltë Myzeqeje. vetëm njerëz të fortë që dinin se futbolli është magji dhe jo para , mund ta bënin një gjë të tillë me një Kryesportist si Kujtim
Majaci.
Shikoni pak me vemendje bustin e Majacit në Fier! Në dorë mban një top dhe një tufë me lule në gjunjë. Ishin ato gjunjë të fortë që bënin gola dhe që më pas ktheheshin në lule urimi dhe në duartrokitje. Oooo, Kështu i kishte kaluar të gjithë vitet e futbollit Kujtim Majaci. Me lulebuzëqesheje, lotë gëzimi, duatrokitje, përqafime, me lule urimesh. Me dëshirën që të gjitghëfutbollistët e vegjël të ishin Majacë. Me shoqërim të skuadrës edhe në skajet më të largëta të Shqipërisë. Ai ishte në shtëpitë e të gjithëve . E njihnin nënat dhe motrat e Fierit, edhe pse nuk kishin shkuar ndoshta asnjëherë në fushën e futbollit për ta parë nga afër si futbollist.
Shikoni pak analet e shtypit dhe të libtrave për Fierin. të gjithë e kanë brenda tyre heroin Majaci për të shkruan Pëllumb Kulla, Ilirjan Gjika, Përparim Hysi, Luftar Paja Maku Pone, etj Kujtim Majaci rron se ka një popull që e deshi e që ai i fali lotët e gëzimit me talentin e tij të lindur,
Ishte një filiz i Kosovës që e deshi Fierin po kaq shumë Ai e donte Shqipërinë se ishte një shqiptar i mirëdhe, duke nderuar Fierin e tij të dashur, nderonte dhe një komb të tërë. Le të bëhemi pak mirënjohës që ta gdhendim historinë e tij të jetës. Ai ishte gëzimi ynë i jetës, dhimbja jonë epasjetës dhe ne duhet të jemi kujtesa e tij. Në këto radhë të një homazhi shkronjor, të them të drejtën, edhe unë nuk e fsheh emocionin tim me këtë libër. Më duket sot e kështu do më duket përherë sikur vrapojmë pas fijeve të barit që prekte këmba e tij magjike, pas duarve të shtrënguara miqësisht të mijëra njerëzve që me atë shprehjen e madhe MAJAC, MAJAC, TI JE
BOTA i kishin thë të tëra. Të tëra çfarë mbante shpirti i tyre. Natyrisht duke lënë pa thënë atë jehonë të dhimbshme që ka lënë ndarja e tij e parakohshme nga jeta që shpresoj se ky libër do ta mbulojë pak a shumë atë boshllëk në breza. Në atë varg prej 42 librash të botuara në vite qofshin dhe mjaft monografi, më rëndohet dora kur shkruaj çdo rresht. Në të duhet të japësh edhe emocionin edhe të vërtetën atë që mbase sytë hyjorë të Kujtim Majacit që kurrë nui gabonte , do ta a e bekonin do të na e miratonin, me atë buzëqesheje tij të ngohtë, me të zemër bujarë që nuk rrihte vetëm për atë trup por për një qytet të tërë. Po, për shumë gjëra mund të kishte njëhistorinë e jetës bashkëkohore Fieri për t’u dalluar mes qyteteve të tjerë. Për teatrin e tij të famshëm, për shkrimtarët dhe piktorët e tij. Për këngën e tij karakteristike, për muzeun e “Apolonisë”, për regjisorë e aktorë, për atë bashkëjetesë mes komuniteteve të myzeqarëve, të çamëve, të kosovarëve, por Kujtim Majaci me vetëm 15 vite futboll në fushën e blertë dhe me atë sakfricë që bëri për të, i dha Fierit një emër të ri, një emër që do ta kishte zili çdo politikan, çdo kryetar bashkie, që ka ardhur dhe do të vijë në zyrat e zhurmshme ku përherë do të ketë njerëz në nevojë, do të ketë të ftuar, do të ketë invesitorë, por kudo e kurdo në këtë qytet që frymon vrullshëm, do të ndjehet një frymë e re, ajo e Kujtim Majacit që e ktheu sportin e futbollit në një art të vërtetë, para të cilit nuk është turp asnjëherë që të përulesh me nderim, që të përlotesh, edhe pse thinjat e burrit mund të të kenë zbardhur flokët e tu.