Me plumba në trup-Feri Arifi


Pa këmbë
Ne po jetojmë.
S’kemi këmbë
A e dini pse?
Këmbët
Ia dhamë Kosovës,
Atdheut tonë
Ai le të ecë
Mos të na përbuzë
Ajo t’i marrë këmbët
Ato të këputurat,
Tonat,
Të UÇK-së janë
Për të ecur ma mirë.
Ne deshëm t’ia japim
Edhe shpirtin
Po, po, por nuk na doli,
Ashtu si shokëve tanë
Që vdiqën
Po, po,
Zoti deshi kështu.
FLAMURI
Flamuri ynë
Është kuqezi
Krenar valvitet
Në shqiptari.
Valvitu o flamur
Mbi çdo shtëpi
Shqiponja dykrenore
Të jep hijeshi.
Flamuri kuqezi
Sot lirshëm valon
E mbajmë në zemër
Kombin e bashkon.