Genta Kaloçi

Një çështje që kërkon thellim për të mos gabuar.
Me protestat e salikmonedlulushit shpk nuk bëhem. Protestat të financuara, mbështetura, frymëzuara, organizuara nga arabët, turqit, grekët, sllavët, iranianët e rusët kurrën e kurrës nuk bëhem. Këto lloj protestash janë më antishqiptare sesa Edi. Mos u gënjeni me ujqit të veshur me lëkurë qingji.
Ja pra që ngrihet edhe Shqiptari!
Protesta në javën e dytë, lë gjurmë në familjen tonë.
Më pyesin nëpër mesazhe direkt dhe indirekt për protestën në përgjithësi dhe për qëndrimin tim.
Protesta të ruaj veten dhe të largoj me çdo mënyrë elementët e partive, partiçkave dhe sekteve fetare që u vinë përreth për t’a ndyrë përpjekjen tuaj.
Jini vigjilent për veten dhe ëndrrën tuaj.
Mos të lejojnë element gjoja të papërfshirë, gjoja të pastër, gjoja të rinj, gjoja kështu e ashtu, të rinj si g99 e veliajt, gazit të saliut, fariut të 55ës, zenit të saliut, olsi i ramës, gitën e lirisë, vajzat e munikës, djali i likes, pjellat e hajdarit, ajka me krundet e besit e xhensilës, djali i filankës e nipi i fistekut e të tjerë si këta kumbulla të tharta që vërtiten rreth nesh.
Mosha nuk përcakton pastërtinë e protestës. Qëllimi, objegtivat e qartë, rruga dhe rezultati si edhe modeli i tyre, shembulli i jetës së tyre përcaktojnë sesa të pastër janë këta individë. Pseudo të rinj nga pusetat e salikmonës shpk dhe bishtajet e tyre që duan ti japin secila nuancat e veta për përfitime dhe shpëtim nga drejtësia, ligji dhe zemërimi i popullit. Të gjithë këta duhet ti mbani larg, duhet ti dëboni, duhet ti nxirrni jashtë mesit tuaj (akoma edhe në rastin që t’ju afrohem, më dëboni me shqelma edhe mua).
Protesta berisha në burg, rama në burg (qëllimisht me të vogla se janë shumë të vegjël para kombit e popullit shqiptar) ka hyrë në javën e dytë për mos thënë në të tretën dhe ka lënë gjurmë edhe në familjen tonë me vlera demokratike pavarësisht, ideologjive e bindjeve politike të secilit prej nesh.
Populli ynë i torturuar në tre dekada e gjysëm më në fund reagoi, u ngrit jo për partitë, por për veten. Popull jo thjesht i shumë vuajtur, por i torturuar, i sakatuar, vjedhur, grabitur, i vrarë, i shpopulluar, i trafikuar, i degjeneruar nga pushtimi tridhjetëvjeçar i shqipfolësve pushtetarë. Pjella të këtij populli nga barqet e grave (nuk mund të quhen nëna ato që nuk ditën të edukojnë fëmijët e tyre me vlera njerëzore, por i frymuan me babëzi universale) shqipfolëse (nuk mund të quhen shqiptarë ata që bëjnë krime mbi popullin, shtetin, kombin, mirëqënien, zhvillimin, ekonominë, financat e vendit tonë) që dolën më të rrezikshmit nga të gjithë sunduesit ndër shekuj.
Thonë se, shqiptari nuk del, nuk proteston, nuk reagon, nuk, nuk, nuk, nuk…
Thonë se, qeveritë nuk rrëzohen në verë, por në pranverë, ose në vjeshtë apo në dimër.
Thonë se, jemi gjallesa të çuditshme se, në histori mbetemi për gjëra ndryshe nga të tjerët. Akoma edhe revolta, “revolucioni” ynë do ishte ndryshe nga e gjithë bota.
Revolucioni i ngjyrave, revolucioni portokalli, revolucionet e pranverave arabe se, vera është ku thërret qameti me temperatura ferri dhe kush do ngrihet në pikun e vapës 50° në hije.
Por, ne shqiptarët seç kemi një fiksim me zogjtë, shpendët, (shqiponjën në flamur) dhe ja dolli si me magji “revolucioni” për flamingot roz.
Flamingot (pelikanët aty janë në një familje) mbahen si zogjtë e pjellorisë, të lindjes, fëmijës që lind dhe e sjell pelikani në djep.
Në rastin tonë, flamingot roz apo s’kanë edhe ngjyrën e dashurisë, “Revolucioni” roz i dashurisë. Sikur dëgjoj të thonë, ne nuk ngrihemi për dykëmbshat që vuajnë, torturohen, por ngrihemi për dykëmbshat me flatra roz.
Çfarë nuk thonë e çfarë nuk dëgjojmë. Kanë të drejtën e tyre.
Përgjigja racionale është se, për rrëzimin e qeverive, pushteteve, tranzicioneve, kastave të kalbura, dhjerokracive, diktaturave ushtarake, sundimeve antipopullore nuk ka kohë, periudhë, datë, muaj, stinë të caktuar, atë e përcakton vetëm populli, këmbëngulja, kthjellimi, vendimi i qëndresës së tyre.
Çdo çast, çdo ditë, çdo orë, çdo muaj, çdo stinë, çdo vit është momenti i duhur për të shkelmuar, zhdukur, shembur politikat antinjerëzore, antipopullore, antikombëtare, antishqiptare.
Kur u bënë në vjeshtë thoshin nuk rrëzohen qeveritë në dimër, kur u bënë në pranverë nuk rrëzohen në vjeshtë e kështu me rradhë.
Çdo stinë e çdo sekond është i duhuri nëse ka mllef, urrejtje të akumuluar nga padrejtësia shumëvjeçare nga një popull i tërë. Nëse e gjithë kjo energji hakmarrjeje për drejtësi akumulohet, drejtohet siç duhet dhe nuk humb busullën, orientimin, qëllimin e saj, gjithçka arrihet me vendosmëri e këmbëngulje nga një popull i tërë.
Thonë pushtuesit shqipfolës lartë e poshtë si salikmonedlulush shpk se, Shqiptari është gjithmonë i fundit në vijën e ndryshimeve historike.
Mbase duket e tillë, por ka shumë arsye për këtë. Shqiptari ndër shekuj nuk ka luftuar vetëm kundër një armiku, por disave veç e veç, ose kundër të gjithëve kur bëheshin bashkë kundra nesh si në këto tre dekada e kemi ndjerë më së miri efektin. Sigurisht fitorja e fitoret ishin të shkurtra duke marrë parasysh përmasat e armiqve tanë në një llogore të bashkuar përballë nesh. Ashtu si në këto çaste, shumica me të drejtë pyet, kush është miku e kush armiku mes nesh.
Kujt ti besojmë, e kujt jo.?
Populli ynë nuk ka qënë e as nuk është budalla thjesht nuk do të manipulohet prandaj nuk dilte, protestonte, demonstronte forcën e tij ndër vite. Mençurinë, tërheqjen e tij e morën si dobësi. Kjo ishte pika e tyre e dobët e palës kundërshtare pushtetare (pozitë, opozitë, biznes, media) dhe nga ky moment filloi rënia e kastës kriminale antishqiptare.
Në momentin që masat e kuptuan lojën e poshtër të palëve me protestat, grevat që i manipulonin, sfumonin, përçanin, tjetërsonin nga brenda, ose në prapaskenë u tërhoqën për vite dhe reaguan me mungesën e tyre në arenën e vullnetit demokratik nëpër sheshe duke e spostuar atë te kutia e votës për ti nxjerrë një nga një bajgat e parazitët nga kazani i pushtetit siç ndodhi në vitet e fundit. Pavarësisht se disa akoma nuk e besojnë ndryshimin që po ndodh çdo ditë pa tërheqje.
Thika arriti deri në palcë, aty ku nuk kishte më gjak e durim dhe u ngritën pa dallim moshe, gjinie, partie, feje, krahine, shteti, kontinenti për veten dhe jetën e tyre.
Protesta u zmadhua jo vetëm në vend, por u zgjerua kudo në botë, atje ku ka shqiptar duke e bërë këtë protestë historike për nga përmasat, stili, organizimi, pjesëmarrja dhe përfshirja e të gjitha shtresave të robëruara nga tranzicioni dhjerokratik partiak i salikmonedlulush shpk nën qoskat partiake pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre.
Diçka tjetër që më tërhoqi vëmendjen, interesin dhe më pëlqeu shumë nga kjo protesta ndryshe është se i’a vlejti për këngët që u krijuan dhe po qarkullojnë ditët, javët e fundit që janë njëra më e bukur se tjetra të paktën pas tre dekadave po dëgjoj sërish këngë puro shqipe. Njëra më e mrekullueshme se tjetra.





Më në fund këngë të pastra shqipe pa araboturqizime e sllavogrekolatine. Më kishte narrë malli për shqipen time të bukur, të pastër pa gabime, më mbushi shpirtin e zbrazëtinë e dekadave të mbrapshta dhjerokracie. Këngë që na pastruan genin, gjakun gjuhën nga mbetjet e martesave, gërshetimeve, pashaportizimeve me lloj lloj rracash e prapë na hiqen si shqiptarë duke bërë laraskat e tundur qeleshet në hambarët me kolltuqe sfyngjeri pa kushtet për njerëz të mirëfilltë.
Këngë që të ngrejnë hov, më kishte marrë malli për shqipen që ia kisha harruar fjalën, gërmën dhe muzikalitetin e saj përgjatë sundimit fashist të shqipfolësve halabakë të salikmonedlulushit shpk me qoskat e tyre pd, ps, lesheli shpk me bishtajet e tyre.
Gjithashtu pasqyrimi i protestës jepet më poshtë edhe nëpërmjet Rsofies si të gjithë ju dhe b/moshatarët e saj.
RSofia ditë e natë në dhomë, ose si tani në ballkon shikon protestën në cel. Nuk lë video e lajm pa parë e dëgjuar.
Ari me Arian vajtën në protestë, shkojnë pothuajse përditë.
RSofia nga ana tjetër u drejtohet organizatorëve nga celi, (unë thashë me kë flet kjo që u jep direktiva si shefe e madhe) me fjalët;
mos dilni se do ju vrasin o qyqër me makina e me aksidente. Mo dilni, bravo ata që e kanë bërë s’janë budallenj të dalin në skenë….I lumtë çunit tim që ka vajtur të më përfaqësoj se po të ishte Petro gjallë atje do ishte i pari si në çdo protestë që bëhej këtu, ose në Athinë. Do shkoja, por s’jam mirë nga këmba, jo për gjë isha në merak se është historike si 90a edhe kjo.
RSofia në të njëjtën kohë dëgjon debat nga tv për ambasadorin e ri e ja kthen duke parë në cel protestën;
ehu, ne kemi 5 vjet pa ambasador, o të vijë tamam, o mos të vijë faree.
Suksesi i kësaj proteste të veçantë është pjesëmarrja e njerëzve të thjeshtë pa parti, të cilët s’kanë dalë në tre dekada.
Ky është suksesi i kësaj proteste të këtyre përmasave, por duhet të mbajnë jashtë elementët përçarës të saliukmonedlulush shpk si dhe atyre nën rrogoz me axhendat e padronëve të tyre në prapaskenë si pd, ps lesheli shpk që duken si gjoja asnjanës, të papërlyer, të freskët, gjoja të sapo dalë nga veza e korrupsionit tridhjet e ca vjeçarë.
Më në fund populli di çfarë kërkon.
Thirrjet, burg saliu, burg edi; burg berisha, burg rama janë kryefjala e fundit të tranzicionit politik.
Burg për ata që vranë shpresën e një populli të tërë për tre dekada e gjysëm.
Burg e konfiskim për ata që shkatërruan vendin e jetën e miliona shqiptarëve me vendimet e tyre kriminale.
Vitet i vodhët, por Rezultatin kurrë.
Mo harroni, vëzhgoheni, monitoroheni, kujdes. Burg, sekuestro, konfiskim.
Dëshira dhe vullneti i një populli të torturuar për dekada është urdhër për zbatim e pa diskutim.
Vullneti i vegjëlisë vetëm zbatohet, nuk diskutohet.
Vegjëlia është mbreti i kësaj toke, dëshira dhe vullneti i tyre janë urdhër për pushtetin.
Kaq!
Prapashtesë;
Lërini të ëndërrojnë, sidomos ushtarakët, oficerët e djeshëm teorikisht e dini mirë, por praktika pas 85ës tregoi dështimin tuaj si ushtri e drejtues të saj se shoqëria është Tenxhere Presioni dhe dihet pse mbijetojnë demokracitë pavarësisht se, janë të padrejta, problematike, çnjerëzore, anti natyrore? Sepse funksionon efekti i tenxheres me presion. Shoqëritë kanë nevojë të reagojnë shprehin mllefin, urrejtjet e tyre për ndryshim, por si duhet bërë që edhe mishi të piqet e helli mos digjet?!!? Që mos shpërthejë tenxherja ka një valvul dhe nikoqirja e lë të lirë herë pas here që të nxjerri avullin, ose ngrihet vetë valvula dhe fërshëllen. Avulli duhet të dalë dhe më pas t’a hapësh tenxheren se përndryshe digjesh kokë e këmbë. Kështu funksionojnë edhe këto estradat e palëve. Kaq e thjeshtë. Të gjithë fitojnë, njerëzit marrin zemër, fillojnë të besojnë në ndryshim, fillojnë të reagojnë që të reflektoj në revolta edhe më gjerë për gjëra të tjera të jetës së përditshme po ashtu edhe demokracia respektohet, funksionon dhe shfaqet në maksimumin e saj edhe palët që bëjnë gam gam duken si shpëtimtarë por në fakt nuk janë. Ndërsa i zoti punës fshin këpucët me të gjithë dhe jeta vazhdon…ja pra ky është modeli i shoqërive të përparuara që arritën deri sot.
Ilustrim foto nga media, vëllai përfaqësuesi ynë i familjes në shesh..
Saliu në burg, rama në burg.
Shënim; të shumtë janë ata që shprehin shqetësimin e tyre për axhenda të fshehta nga element të ndryshëm antishqiptarë në mesin e protestës. Të tjerë kanë merakun se mos e nxjerrin nga konteksti, se mos manipulohen nga saliu, greku, irani, rusia, serbia, BE (kundër influencës amerikane) etj. Çfarë do që të jetë herët a vonë do e nxjerrin kokën, shqiptarët nuk janë budallenj, sapo të kuptojnë se diçka e tillë luhet mes tyre do i lënë mender si mut në shi. Vdiqën budallenjtë.
Për më shumë rreth situatës kliko lexo më poshtë;
https://www.facebook.com/share/p/1JDNTk13dp
Videot për të dëgjuar klikoni më poshtë;
1-
2-
3- https://youtu.be/INbsgY7nimM?si=u3lwv_fOffFE6dbo
4-
5-