Për qejfin tonë-Natasha Limaj

PËR QEJFIN TONË


Një peshore farmacie,
Nëpër rryma letërsie…
Tërë penat i peshoi
Si “ unë “asnjëra s’rëndoi…
Majëhollat u trishtuan
Deshën – s’deshën e pranuan…
Kok’ulur hamendësonin
Gishtin mbi vete s’e çonin…
Veshit zëri si tenor
I një lapsi amator…
“ Kandar “ç’ke?..çfarë të shqetëson ?…
Ne këndojmë për qejfin tonë…
Në e ngopt shpirtin njerëzia
Në gji na fut letërsia…
Në se lind bilbilgjyzar
S’ke ç’na duhesh “ o kandar “!..
N . L . ( F )