Valbona Kolaveri

MË THËRRET ME ZË TË LARGËT
Më thërret me zë të largët
Dhe pse shtigjesh nuk më ndjek,
Zëri yt si ujk i vrarë
Të ngërthen, e të gënjen
Dhe pse shtigjesh nuk më ndjek,
Zëri yt si ujk i vrarë
Të ngërthen, e të gënjen
Herë më shfaqesh nëpër ëndrra
Herë më vjen siç fryn veriu,
Herë shi malli më vjen rrëmbyeshëm
E herë më ftohesh si borë dimri
Më thërret me zë të largët
Udhës tënde ku zë gjurmë harrimi,
Në s’më zë mëndjes së heshtur
Do të thërras unë ,ku të mbet durimi?
Udhës tënde ku zë gjurmë harrimi,
Në s’më zë mëndjes së heshtur
Do të thërras unë ,ku të mbet durimi?