“Merr e shkruj” Vatani rënkon-Dritan Mardodaj

Moj çupë mos u kruj me mu
Me varg kam për t’eduku
Tnjoh më mirë se ti njeh veten
Mos më fol mu për Kimeten.

Jam i ri me shpirt antik
Poet intergalaktik
Në një çast të zhbirriloj
Të gjithë qënjen t’a zbuloj.

Ec tashti se kam shumë punë
Netë të tëra rri pa gjumë
Futju punës edhe ti
Shqipëria është nji.

Mjaft bëre si romantike
Shkruaj për Shqipërinë etnike.

Edhe ti, poeti plak
Nga Greqia refugjat
Ça na shkruan për Platonin
N’kabinet kur ke hajvonin?!

Paske lënë mjekër “klasike”
Me “metoda strategjike”
Po pate pak gjak shqiptar
Shkruaj për bashkim kombëtar.

Ec tashti merrni e shkruni
Se Shqipërinë po e merr lumi
Ec tashti t’keqen Dritani
S’dëgjon si rënkon vatani?!

©Dritan Mardodaj