Nga Sakip. Cami
Ne 70 vjetorin e tij, Dr.Ing. Selman Mziu vjen me librin e tij te 14-te “Perpushje ne tisin e kohes”, liber me publicistike problemore, studime, mendime, vezhgime rreth realitetit tone sot, por edhe te ketyre 36 vjeteve te tranzicionit te gjate.
Krijimtaria e Selman Mziut ndahet ne libra studimore kryesisht rreth pyjeve, natyres dhe luleve, fale profesionit te tij si inxhinjer pyjesh dhe ne libra me publicistike.
Ky liber eshte nje kontribut i cmuar i autorit per problemet qe ka vendi sot dhe qe ka patur ne 36 vjet. Libri, sikurse shkruan autori ne nje shkrim te tij, eshte nje gervishtje ne plaget e kohes te Shqiperise dhe te shqiptareve kudo ne bote me qellim per ti sheruar ato perfundimisht.
Libri vjen nen redaktimin e poetit dhe shkrimtarit Naim Berisha dhe me parathenien e shkrimtarit e gazetarit Shefqet Meko, i cili e analizon dhe vlerson librin ne teresine e tij duke e quajtur pentagram idesh dhe mendimesh.
Ne kapitullin e pare autori trajton shqetsimin e madh te shpopullimit te vendit, shpopullim qe nisi me zonat rurale ne vitet 90-96 drejt Tiranes dhe Durresit dhe me pas largimi ne mase i shqiptarve drejt vendeve te Europes, largim qe se bashku me uljen e njumrit te lindjeve ka cuar ne pergjysmimin e popullsise.
Ne analizen e tij per kapitalizmin pa shtylle kurrizore ne Shqiperi, Selman Mziu trajton te keqijat qe kane ardhur nga mbajtja ne fuqi e ligjit Nr 7501 mbi token dhe e disa ligjeve te tjera qe dhunojne te drejtat e pronarve te vertete si dhe sorollatjet me dekada neper gjykata te pronarve, qe ka cuar edhe ne ngjarje fatale, grindje e vrasje.
Autori thekson se ka mendesi komuniste ne trajtimin e ekonomise se tregut dhe te bisneseve si dhe mungese te rolit rregullator te shtetit per ndarjen e drejte te te ardhurave qe vijne nga taksat e tatimet per rritjen e pagave dhe te pensioneve, per tu ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje, per percaktimin dhe zbatimin me ligj te minimumit jetik.
Nje vend te rendesishem ne liber gjejne veprimtaret e shquar te Dibres, te vendlindjes dhe te Shqiperise , vecanerisht heronjte e ketij vendi si Majori Klodian Basri Tanushi qe ra ne krye te detyres.
Njerez te shquar qe kontribuojne per vendin si gazetari Abdurrahim Ashiku qe ka botuar disa libra, qindra artikuj, ka publikuar mijera fotografi dhe mijera te tjera i ka ne fondin e tij, sikurse gjuhetari i shquar Profesor Hajri Shehu, gazetari Kamber Faruku, historiani dhe arkeologu Iljas Kaca, historiani Murat Koltraka, shkrimtari dhe diplomati Isuf Miha, inxhinjeri Gjon Fierza dhe dhjetra te tjere njerez te mire e punetore zene vend ne librin e tij.
Edhe ne kapitullin e VI me skica, tregime e poezi vihet re trajtimi i problemeve te shoqerise shqiptare, dhene bukur e me art nepermjet letersise reale e aktuale.
Kush eshte Selman Mziu ?
Lindur me 20 gusht 1956 ne Muhurr te Dibres.
Pas mbarimit te shkolles se mesme pyjore ne Shkoder, ne vitet 1978-1983 kryen Fakultetin e Pyjeve ne UBT.
Ne vitin 1994 merr titullin “Doktor i Shkencave Pyjore”
Pas nje perudhe pune ne sektorin e pyjeve ne Diber dhe ne Institutin e kerkimeve pyjore ne Tirane emigron ne Firence te Italise, por nuk e ndali per asnji cast kontributin e tij me botime shkencore e publicistike.
Botimet pas viteve 2000:
“Lulet e mija, kenaqesia juaj,” 2006
“Anshtajni i percelluar” 2013
“Revolucioni i gjelbert”, 2014
“Testamenti i pylltarit” 2015
“Pylltari ne udhekryq” 2016
“Dafina ne hullite e shekujve” 2016
“Belbzimet e pyllit” 2023
“Brenga e qelbezuar e kohes” 2023
“Bekime shtatores se dijes” 2023
“Studim mbi pasurine e gjelbert te Lugines se Drinit te Zi”
“Gjoli i Skavices kercenon dibranet e pergjumur” 2025
“Klithmat e pyllit dhe mjedisit” 2026
“Perputhe ne tisin e kohes” 2026