Miqesia e Hafis Sherif Langut me Lef Nosin dhe firmëtarët e tjerë të pavarësisë-Nga Sakip Cami

 

Nga Sakip Cami

Hafiz Sherif Langu, i diplomuar në Stamboll për teologji, kishte miqësi dhe bashkëpunime me figura të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Mustafa Kruja, Dervish Biçakçiu, Eqerem Bej Vlora, Ferit Vokopola, Dhimitër Berati, Ali Asllani, Dervish Hima, Vehbi Dibra, Nikoll Kaçorri, Ibrahim Temo, Haxhi Zeka, Shahin Kolonja, Sotir Kolea, Rexhep Mati, Ramiz Daci, Hoxhë Hasan Moglica, Eqerem Cami, Sefedin Pustina, Dan Cami, etj.

Letërkëmbimi i Lef Nosit me Hafiz Sherif Langun, që të dy delegatë të shpalljes së pavarësisë, dëshmon miqësinë e tyre të ngushtë dhe bashkëpunimin atdhetar për shkollat shqipe, për bashkëpunimin me Klubin “Bashkimi” të Dibrës, Kongresin e Dibrës, korrik 1909, dhe shpalljen e pavarësisë.

Në letrën drejtuar të vëllait, Grigorit, që mban datën 12 mars 1913, Lefi e pyet nëse ka ardhur letra e Sherif Langut nga Dibra.

Ky letërkëmbim, pas dënimit nga diktatura komuniste të Hafiz Sherif Langut dhe Lef Nosit, pothuajse është zhdukur, por fatmirësisht familja e Hafiz Sherif Langut ka ruajtur disa fotografi të rralla

Foto nga shpallja e pavarësisë. Ismail Qemali në mes, në rreshtin e parë; Hafiz Sherif Langu në mes, në rreshtin e dytë.

Në foto: Dhimitër Berati, Ferit Vokopola, Ali Asllani, Rauf Fico, Elefter (Lef) Nosi, Hafiz Sherif Langu, Dervish Bej Biçaku, Rexhep Aga Mitrovica, Eqerem Bej Vlora.

Në foto Hafiz Sherif Langu dhe Rexhep Mati në rreshtin poshtë, ndërsa në rreshtin lart: Ramiz Daci, Haxhi Zeka, Shahin Kolonja, Sotir Kolea dhe Dervish Hima, dalë në Kongresin e Dibrës, korrik 1909.

Hafiz Sherif Langu, në të majtë, rreshti i parë.

Hafiz Sherif Langu me Luigj Gurakuqin në krah, Lef Nosi në mes, rreshti lart.