Poezi

nga JOSIF GJATA
Me kamerë në sup e paparac në qafë,
Si bleta punëtore vjel nektarin e gëzimeve,
Një jetë të tërë mes jush, në çdo familje i ftuar.
Skalitur në film e foto antikuare të gjalla,
Fejesa, dasma, ditëlindje, matura,
Vlerat më pikante, zakonet e traditat,
Mes haresë të të pranishmëve e lotëve,
Maturat e minimaturat e zjarrta e të
përmallshme të rinisë shkollore.
Mbetur në celuloidin e kohërave,
Që sjellin e risjellin në ekranet e së ardhmes,
Vitet më të bukura të jetës rinore.
Ikin vitet, dekadat, ne rritemi,
Jeta vazhdon, na plak e borë të bardhë na hedh
mbi flokë.
Kujtimet e rinisë, mbetur të gjalla,
Trashëguar pasardhësve tanë.
Në fund të filmit, gdhendur një emër:
Njeriu i gëzimeve tuaja.