“Mirënjohja”
Nga mirënjohja, tha Kujtimi
Dallohet civilizimi.
E di ti o miku im
Që s’e paska pas gabim ?!
Por disa në përditësi
Që janë rritur me mëri
Dhe nakar, pa dashuri
Për mirënjohjen thonë, dobësi.
Janë disa dhe në kurbet
Që e quajnë, falsitet.
Dikush tjetër thotë ngadalë
: – Kush e di, ku do me dalë?!
©Dritan Mardodaj
