Nga Emi Krosi

AGIM BAJRAMI.
Misioni i poezisë është të përçojë ndjenjë/gëzim/paqe dhe dashuri. E tillë është lirika e poetit çam Agim Bajrami. Gimi, (siç e thërrasin shokët), sendërton në lirikë të hollë sensuale erotiko-dashrore, ku gjithkund dhe gjthëherë gjendet mes grave në ikje/lëvizje dhe vajza që presin të takojnë të dashurit e tyre, ose në breg të detit ose pranë “bukuroshes”së Durrësit, prej ku banon vetë poeti. Në vijën e lirikëve bashkokohorë apo post/modern (sipas meje) pas Reshpjes, A. Bajrami i përket asja plejade poetësh lirikë në të gjitha dimensioned si: Alban Bla, Skënder Rusi, Riza Braholli, Ilirian Sulkuqi etj…etj. Poezia e mëposhtme:
Portret gruaje në lëvizje
Çdo ditē njē grua mē shkon pranē
(Nē tē njējtēn orē gjithmonē),
Njē gjysmë qiell majē flokēsh mban
Qē sigurisht i shkon.
Vështrimi im lëviz pas saj
Ajo flet veç me ajrin,
Nëse ka muaj që ti ngjajë
Unë mund tē zgjedh janarin.
Prej ēndrrash bore i ka buzët
(Qē mund ti shkrijnë çdo orë),
Profili i saj s’mund të pêrbuzet
Dhe pse kaq dimēror.
Me siguri po shkon të puthet
Pēr kētë s’kam pikē dyshimi,
Kētē ma thonē dy sytē e bukur
Që ndrijnē nga padurimi.
Prej drojtjes sonē pērkund qerpikēt
Njē kind fustani ndreq,
Mbas saj mesdita mbyll portikēt
Ta mbrojē nga syri i keq.
Askush se di kush ēshtē kjo grua
Qē na ndez si ” masat,”
Nga malli i saj gjithē burrat nguten
Tē flënē mē shpejt me gratē.
Një poezi ku autori i qaset një gruaje që ecën në rrugë. Ajo është veshur për një takim. Ajo është e ftohtë. Moskoçarëse. Indiferente. Noprane. Asnjanëse. Vetë titulli me folje: portret gruaje në lëvizje, është dinamika e jetës dhe frymës që përçojnë femrat. Në ktë rast leximi ësht horiyontal se dhe vetë lëvizja është horizontale. Mënyra e përdorimit të metaforave nga autori si: me siguri po shkon të puthet/Pēr kētë s’kam pikē dyshimi, par një grua e panjohur që po shkon në një takime me të dashrui por jo me burrin, sepse vetë kumti i ecjes/qëndrimit/veshjes, nuk lë vend për hamnedjen. Por vargu tjetër: prej drojtjes sonē pērkund qerpikēt, poeti futet lidht trupin me qëndrimin, tashmë sendërton antroponinë me dashuririnë që janë në marrëdhënie dispropocionale ku:
– shenjon hapsirën dhe kohën poetike,
– dimension poetiko-lirik dhe femëror,
– sendërtom marrëdhënien e dashurisë mungestare me atë jetike. Ajo nuk është fluide,
por duket e tillë në natyrë dimërore, ku xhelozia burrërore “ndez” dëshirat e tyre për të dashuruar gratë e tyre. Ndërtimi i një realiteti të tillë poetiko-lirik, ku dashuria është kthyer në materialitet dhe çiftet çdo ditë, po shkojnë nga drejt “krasitjes” së ndjenjave dhe marrëdhëniet me styre janë vetëm “ca detyra shtëpie” të mërzitshme dhe rutinë. Historia personale kthehet në kujtesë dhe dije universale, ku përvojat dhe ndiesitë e heshtura, të fshehta dhe të sinqerta, por të vërteta, zhvishen nga çdo paranojë, gjykim, si fuqi të çasteve më njerëzore, idesh /gjendjesh /frymëzimesh/ natyrshmërish /jetësimesh /besimesh, përmes vargut: askush se di kush ēshtē kjo grua/Qē na ndez si ” masat,”një dashuri për/kundër njerëzores që po vdes çdo ditë nga maska e hipër/realitetit neverisë dhe absurd.
***
Kurse poezia tjetër, “Nokturn dëshpërimi , për Çamërinë time të mohuar” është përsëri një lrikë por një lirikë pëshkruese/dëftuese. Vetë titulli është dëshpërimi për Çamërinë e lënë matanë kufirit, ku fati tragjik i historisë tonë shqiptare, deshi që atë tokë të bukur dhe pjellore, të ia bashkëgjiste Greqisë fqinje. Në dz dinamikart pëehskurse dtl skrimarisë kryesiht lirkë të A. Bajramit, dashuria dhe Çamëria, nuk kanë kute matjeje, sepe dhe lirikat e natyrës janë po aq të ndiera.
Nokturn dëshpërimi , për Çamërinë time të mohuar
Këtu dyert rrijnë hapur,por njerëz ska në derë
Mirseardhjen ma urojnë ca engjëj të vrarë
Unë jam një kufomë, që lëviz nëpër erë
Dhe kërkoj shtëpinë time, kaq kohë pa e parë
Skam emër, mbiemër, këtu jam anonim
S’më njeh asnjë prag dhe shtëpi
Gjithçka qe më ka mbetur , është vec trupi im
Kujtimet e mia ngjyrë gri
Ca hije pa trajtë , rreth meje vijnë heshtur
Pa kokë , pa ,sy dhe pa ballë
Janë trupa e njerzve të fisit tim që ka vdekur
Qe kanë dalë të më presin me mall
Ata mbenë këtu, se nuk mundën të iknin
T’më rrëfejnë për atë mbrëmje të marrë
Kur bishat mbi ta egërsisht ngulën thikat
Dhe varret ua dogjën me zjarr
S’u lanë kohë të flisnin ,të hapnin sytë mirë
(Të linin një amanet për së paku )
Barbarët të gjithë kanë të njëjtën fytyrë
Verbohen nga zulma dhe gjaku
Këtu dyert rrijnë hapur ,por asnjë s’shoh në derë
(Mireseardhjen ma urojnë vetëm hijet)
Të gjithë janë tretur ,janë kthyer në erë
Veç vdekja ka dalë, që të krihet
Braktisja e Çamërisë nga banorët saj (me forcë nuk ia vlen sepse është tashmë e njohur historikisht), por tashmë kjo lloj braktisje është aq reale dhe në pjesn tjetrë të atdhet tone, nga ikja e të rinjve. Pamja e zbrastësisë /absurdit/ boshit/dhemjes/braktisjes në strofën e parë:
Këtu dyert rrijnë hapur,por njerëz ska në derë / Mirseardhjen ma urojnë ca engjëj të vrarë/Unë jam një kufomë, që lëviz nëpër erë /Dhe kërkoj shtëpinë time, kaq kohë pa e parë, në kërkim e rrënjëve identitetit të tij, autori përdorm metfora fantazmagorike si: veç vdekja ka dalë , që të krihet, duke u personifikuar si një grua lëneshë apo kollagre, që pret t’i kthehet burri apo djemtë… Fjalët çelësa, që zbërtehjnë kodet poetike si: derë/kufomë/anomin/prag/ shtëpi/hije/tretur/vdekja/ barbarët/gjaku/fytyrë/amanet/ bisha/varre/thika etj., janë elemte qëmbushin me “mish” tripin e poezisë që ulëret për tmerrin që panë çamët në arratisjen e tyre, ashtu si populli i Izraelit. Historitë njasojnë. Popujt po ashtu. Kujtesa kolektive është e njëjtë, por popujt harrojnë shpejt, një popull që harron historinë, ajo mund të përsëritet përsëri…përsëri. Përdorimi i simboleve, për të ndërtuar përvojën tonë në një poezi përmes imazheve të marra, nga përditësia jonë, na ndihmojnë për të ndërtuar përvojën, identitetin dhe kulturën tonë. Simbolika e hijeve nuk është përmbysëse. A vriten hijet?
A shihen hijet? A preken hijet? A kanë forma hijet? Hija është jetike për vetë mbijetesën tonë; është instinkti që fillon kur psikika jonë e ndërgjegjshme ka hequr dorë nga dëshpërimi. Hija mbetet një arketip në psikikën njerëzore , në strofën: Ca hije pa trajtë , rreth meje vijnë heshtur/Pa kokë, pa sy dhe pa ballë/Janë trupa e njerzve të fisit tim që ka vdekur / Qe kanë dalë të më presin me mall, se hija është pjesa më e fshehur dhe e ndrydhur e vetes, që ne zgjedhim ta injorojmë shpesh, sepse bie ndesh me vlerat tona personale.
Mund të krahasohet me Idin frojdian, pasi ai përfaqëson nevojat e njeriut dhe dëshirat më të errëta të tij. Megjithatë, ndërsa ne vazhdimisht e pranojmë dhe luftojmë me Idi-n dhe Superegon tonë, ne shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm për ekzistencën e Hijes. Jung besonte, se ne duhet të përballemi me hijet tona si pjesë e një procesi të quajtur individualizëm, do të na ndihmojë të arrijmë të përballemi me personin tonë brenda nesh. Aftësia e transfigurimit të errësirës në dritë, dhe anasjalltas, mundëon zbulimin e anës së mrekullueshme të reales, se përjetim individual, për njohjen e njerzores si shumë të rëndësishme, proces përmes të cilës, njeriu i shtyn limitet e tij njohëse, mëpërtej vetes dhe botës. E gjithë poezia është një përshkrim surrealist, ku dhembja dhe humbja janë ngujuar bashkë.
Së fundmi: lirikat shpirtërore të ndjeshme dhe ngjethëse të A. Bajramit, janë në kohën reale, po aq moderne dhe me problemtikat ku njeriu herë largohet nga vetja herë afrohet. Kujtesa ndërton ura dashurie dhe humanizmi, që dhe pse bota po i largohet vlerave, të vërtetave, historisë dhe kujtesës, prapëseprapë ajo mbart me vete njëjtësinë e bashkëezistencës/ bashkëjetesës tone, në të njëtat mesazhe dhe të njëjtat dëshira dhe ëndërra: atë të ardhmes në një botë dhe shoqëri që dinamikat janë të ndryshueshme shumë shpejt, kur muret janë rrëzuar dhe njeriu herë mbipolarist dhe herë minimalist, ecën drejt një të ardhmeje futuriste.