Jahe Fida

Moj lahuta e Malsisë!
1.
Moj lahuta e malsisë
Ç’ma dridh bukur telin
Kur k’ndon këngët e trimërisë
Peshë e çon tanë vendin!
Refreni
Thuaja këngës LAHUTAR
Sa shumë të ka hije
Le ta m’sojë bota mbarë
Që je prej SHQIPRIJE.
Në UNESKO unikale
N’ zemër të Shqipnisë
Moj Lahuta FAMËMADHE
Motra e çiftelisë!
2
Je e moçme n’vend të Shqipes
Sa dhe vetë njerëzia
Instrumenti i tradites
Lumsi ne për ty-a!
Refreni
3.
U munduen me t’grabit
Me të bërë për vete
Por shqiptari u bëri prit’
Ishe , e Shqipnisë mbete!
Refreni
4
Me ty ndjehemi krenar
Lahuta e MALËSISË
SIMBOL I ARTIT KOMBËTAR
DRITË E HISTORISL.
Refreni
T
Jahe FIDA
Tiranl, më 26.04.2026.-
Gjithë të drejtat e autorit!