Florentina Skendaj

Mos i fol atij për mua
Atij,
për mua,
mos i fol.
Një centimetër lart ishte mbi fytyrën time.
-Pse s’flaket centimetri?
Ishte klon, për pastërtinë!
~
Uji
Ujin duke pirë,
dikush, trembshëm, foli.
E dorëdridhura
ujit drejtimin ia ndryshoi;
bluza u lag
e nudon e gjirit nxori.
Dyfish e skuqur, pa faj,
ujë s’pi.
Iku…
~
Lelit
Ti jeton me erë,
si unë dikur.
Po erën ma vranë,
moshëbukuren…
E m’u shpik të vjellë.
Tani, mik,
unë dua më shumë bukë!
Kështu,
ti bukë më shumë,
dhe erëlehtën tonë e mbajmë,
e më shumë rrojmë
dhe krijojmë!
Kujdes!
Cipëplasurit kanë shtesë.
~
E drejta e autores e rezervuar.