M’u falë sonte!Miranda Troci Derti

Miranda Troci Derti

M’u falë sonte!
(romancë)
 
Shpirtin bosh pa kryefjalë.
Mu falë sonte pasthirrmë ofshamë.
Në drithërimat e natës dua të vdes.
Vetëm sonte bëhu i gjallë.
 
Avujt e shpirtit këthjellimat mi ndjej.
Kërcëllimat eshtrash në ashtin që ziejë.
Në ke dhembshuri mu falë ktë natë.
Dëlirësinë lypë deri në agë.

 

Nesër pasthirrmat e mesnatës shkrirë ekstazë.
Përsëritshëm kërkuar prapë e prapë.
Natën të falë ëmbëlsisht në avuj .
Zë drithërime ashtit përflakur..
 
Dorëzuar në amsh ngjallë asht dashnie.
Hesht falju mesnatës çmendurie .
Dehur në djersë mishtë qullosur.
Natës iu falëm ndjenjash prangosur.
 
Shkroi !