“Dedë Gjo Luli”-Dritan Mardodaj

“Dedë Gjo Luli”

N’Traboin thonë që ka le
I betumi për atdhe
Nga Devdukaj fis i Hotit
Si ata trimat e motit.

Emnin i’a thonë Ded Gjon Lul
Edhe kurrë nuk u përkul
Në nji moshë fare të re
Nisi luftën për atdhe.

Oso Kukës në Vraninë
Dedë Gjo Luli i shkoi n’ndihmë
Kundër hasmit malazez
Që betejën kishte ndez.

Luftoi Deda për flamur
Që mos i’u shoftë nami kurrë!

: – Nuk lu shqipja prej flamuri
Aty t’rri dhe s’e lu guri
Hiqe po qe nai far burri
Ja alltia, ja flamuri!

Për alltinë mbi tavolin
Doli nami gjer n’Janin.

: – Nji kyt shkabë na e kanë lanë
Trash’gimi të parët tanë
Të valëvitet cep më cep
Edhe në çdo Vilajet!

Të valëvitet përgjithnji
Që nga 4, t’baen nji!

Dhe luftoi ky trim tan jetën
Herë me pushk, herë bajonetën
Por siç ndodh për ca kreshnikë
S’i zejn dot pa i ba pritë.

Dedë Gjon Luli çfarë ka hjek
30 serbë me e rr’zue dekë
I kish kalu të 70tat
Kur e çpunë me bajoneta.

Bashk me ta, shtatë oroshjanë
U flijuen për vatan
Na e vran e i ban pritë
Ra kreshnik dhe u ngrit mit!