Muzika gjuha e dashurisë-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

MUZIKA GJUHA E DASHURISË

Që atëherë, muzika më trondit thellë,
Të gjitha sa nuk mundëm ti themi u bënë tingull dhe tingujt, muzikë.
Të desha përtej fjalëve,..

Zemra kur nuk mund ti mbajë plagët brenda i kthen në melodi.
Ishte aq e vërtetë kjo dashuri, sa brenda kraharorit një violinë e fshehur luante me gishta të padukshëm që preknin shpirtin.

Heshtja jonë, katedrale e padukshme, ku ëngjëj mblidhnin copat e pathëna e i varrin si yje mbi netët tona .

Sa herë larg meje ndodheshe, ajëri mbushej me një psallm të padëgjuar.
Në një qiell tjetër, universi ruan fjalë të pamundura.
Aty ku dashuritë bëhen lumenj , rrjedhur drejt përjetësisë.