Nga Agron MEMA
Duke biseduar me një nga miqtë e mi të kopanisë së sigurimeve SIGAL në Sarandë, vlonjatin e mirë Saimir Barjamaj, për etikën e komunikimit, jo vetëm në mjediset e punës dhe të vendeve publike, por edhe të rastësisë konfliktuale, nga arkivat tregon një detaj se sa rëndësi ka komunikimi dhe etika e tij në raste që mund të çojnë në pasoja deri tragjike. E gjej me vend t’a përcjell edhe për momentet kur janë shtuar shumë aksidentet automobilistike. Nuk është histori e stisur, as reklamë. E ndodhur dhe duhet të mos ndodhë.
Ja ngjarja:
Vapë. Trafik. Stres i udhëtarve dhe sidomos i guiduesve të mjeteve automobilistike. Rrugët si tonat. Në afërsi të Levanit, aty ku aksidentet kanë gjetur “strehim politik”, përplasen dy automjete të modelit të fundit. Të shtrenjta sa nuk ka më e nuk thuhet. Përplasja tagente në rrugë të drejtë. Fatmirësisht pa dëme , vetëm një pasqyrë e thyer. Në njerëz dëme jo. Ndalin makinat të dyja. Dalin shoferat. I dëmtuari djalë i ri, me mjekra dhe kapadai. Tjetri rreth të 60-ave, por me kollare. I vëmendshëm dhe me mjekër bosi. I riu filloi me bërtitje të ulërimta: Ç’më bëre, makinë e re, sa e bleva, etj. Tjetri: Më fal zotri. Sa bën dëmi: E do që t’a zgjidhim bashkë apo me polici? Tjetri: Ç’farë policie a të q….policinë?! Lekët!
-Sa do?
-Lekët se do të …nënën dhe motrën!
-Ok. Sa do?
-5 mijë euro.
-Po. Meri, – i tha plaku duke hapur çantën e tij,- dhe më fal për dëmin.
Tjetri mori lekët dhe bëri të largohej. Por jo. Plaku e mbërtheu nga dora:
-Këtu djalë, mos u nxito! E more dëmin?
-Po.
-Tani jemi në rregull me dëmin e mjetit?
-Po.
-Tani si do tia bëjmë me nënën dhe motrën time që më shave dhe i kërkove për seks? Unë jam XY në Tiranë, rri në filan lagje. Pyet shokët e tu kush jam dhe në darkë deri ora 8 e mbrëmjes nuk bie 50 mijë euro , mendo për vete dhe për të gjithë. Ik. Kaq.
Tjetri iku dhe pyet shokët në Tiranë. Shokët kur dëgjuan emrin vunë duart në kokë me ulërima: Bo bo ç’ke bërë, me kë je pleksur. Ai është kryemafjozi. Na zhduku të gjithve. O burrë të gjejmë lekët të mbyllim muhabetin.
Gjetën lekët dhe u mbyll muhabeti.
Sa vlerë ka flaja se dhe libri i shenjtë, “ BIBLA” kështu tha: E para është fjala.