Mes verës e vjeshtës-Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Mes verës e vjeshtës
 
Mes verës e vjeshtës,
më mori dielli,me vete ne shpirt
më la me mallin e një rrezeje
çdo ditë.
 
Rrezatonte ditë për ditë,
e unë digjesha në heshtje,
me një dhimbje thellë në shpirt,
që s’e shëronte asnjë vjeshtë.

 

Dielli më puthi në fytyrë,
por në zemër la te ngroht
vjeshta ka nis me mori prapë per tok

 

Mes verës e vjeshtës mbeta,
as në diell, as në shi,
me kujtime që s’kanë tretur,
e me mallin ende në gji.
 
Ndoshta vera po ikën
e vjeshta vjen ngadalë,
por ajo që më dogji në shpirt,
s’ka stinë, as fund, as fjalë.
 
@highlight