Ndershmëria-Shyqyri Fejzo



E vetmuar e braktisur,dhe je dhe nuk je
Mbete duke ecur rrugëve të shkreta
“Modernët” sot të quajnë démodé
Mbahu fort mbështetur te e vërteta
 
Fisnike e brishta ndjenjë ndershmëri
Nga vuajtjet nuk të trembet syri kurrë
Kurdoherë i përballon me burrëri
Në pemët me kokrra hidhen gurë
 
Sot ty lart të godasin me gurë
Por gurët shpejt bien në tokë
Ata nuk të arrijnë dot ty kurrë
Hedhësve u kanë rënë në kokë
 
Açik e themi,të gjithë le ta dinë
Në qënien “Njeri” e ke shtëpinë.