Ndonjëherë-Arjan Gjeci

Arjan Gjeci

Screenshot
 
 
Shpesh mërzitem ndonjëherë
arratiset shpirti,mbetem bosh
kur vetmia më bëhet ferrë
përtej vetes s’mundem të
shoh
**
ndonjëherë në botën time
strukem
e mbledh veten,rri dhe hesht
më së shumti s’dua të dukem
por ti jetoj çastet,dot nuk resht
**
ditët si ngjajnë njëra-tjetrës
dhe kurrë ato nuk janë njëlloj
më të shumtat si gjethet
e vjeshtës
të mirat fare pak, kur i numëroj
**
të moshuar të mbetur fillikat
stolave tek-tuk lexojnë një
gazetë
të vetmuar,të mjerë e të pa fat
mbetur pa asnë dyshkë në
xhep
**
ndonjëherë mendoj të iki nga
kjo botë
e të mos jetoj më nën vegime
tu u a marr me vete këtë jetë
të kotë
tju lë një botë të imagjinatës
Sime.
Dibër 2026.