Në kopshtin e parajsës-Lindita Vokshi   Sinani

NË KOPSHTIN E PARAJSËS
Unë jam aty ku Parajsa mban erë trëndafilash
Aty ku agimi dhe era,si një këngë e vjetër,
Pëshpërit emrin tënd në heshtje

 

Trëndafilat çelin pafundësisht në kopësht
Dhe kujtimet rrjedhin nëpër mendjen time
Si një lumë I ëmbël dhe I largët

 

Më kujtohen netët e heshtura,shikimi yt I ngrohtë
Por herë pas here zemra ime pyet
“Ku je? Pse më mungon kaq shumë?”

 

Si drita e hënës mbi petale
Forma jote rrëshket butësisht
Dhe un të kërkoj midis yjeve
Në çdo ëndërr zgjuese

 

Nëse rrugët tona kryqëzohen përsëri
Do të dhuroj një trëndafil
Dhe të gjitha heshtjen e mia do ti mbaj në krahët e mi
 
Deri atëherë, brenda petaleve të trëndafilave
Do të kërkoj në heshtje
Sepse edhe Parajsa më e bukur ,
dhëmb kur mungon ti,zemra ime.