Në mjegull dalin ujqërit-Florentina Skendaj

Në mjegull dalin ujqërit,

për të coptuar qengjat,

në errësirë bushtrat,

dashuritë për të vrarë.

Në mes drite,

si thoni,

ujqërit,

a bushtrat,

më parë,

duhen hequr,

zvarrë!?

~

Djemve

Ja u kaloj zemrat në duar,

si tespijet pleqtë.

I shoh,

numëroj

dhe prapë largoj.

~

Ne të dy

Në të dy ja kemi ndehur krahët njëri-tjetrit,

në devijim të zemrave.

Ne të dy shmangim magjinë e ëndjes,

përdhunisht.

Ne të dy në përvuajtje të njeriut – send,

në afërsi.

Ne të dy, kulluar ar në dashuri!

~

E drejta e autores e rezervuar!