

Divjaka, një nga qytetet më të rinj të dekadave të fundit.
Një qytet i bukur, i ngritur me një arkitekturë dhe zhvillim në rritje. Një qytet mikpritës, bujqësor dhe kulturëdashës. Një perlë turistike që krenohet me Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Me njerëz punëtorë dhe të respektueshëm, myzeqarë autoktonë dhe me taban.
Tashmë po bëhet tradicionale edhe zhvillimi i veprimtarive në nivel kombëtar.
Më 16 maj, në Qendra Kulturore e Divjakës u zhvillua veprimtaria në nderim të “Aristidh Kola”, “Nderi i Kombit”.
Bashkia Divjakë, në bashkëpunim me Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Aristidh Kola, një figurë e shquar, që punoi dhe luftoi për çështjen kombëtare dhe lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Në edicionin e 6-të u mblodhën përfaqësues institucionesh, gazetarë, studiues, artistë, personalitete të jetës publike, qytetarë etj., të cilët e kthyen këtë eveniment të rëndësishëm në një moment vlerësimi, kujtese dhe bashkimi kombëtar.
Profesorët e njohur të vendit, si Bardhosh Gaçe dhe Shezai Rrokaj, vlerësuan Aristidh Kolën, “Nderin e Kombit”, për kontributin e çmuar në shërbim të atdheut, duke vënë në pah vlerat e tij të veçanta dhe përkushtimin dinjitoz.
Recitimet poetike, këngët dhe vallet arvanitase e myzeqare ia ngritën vlerën këtij eventi, i cili mori vëmendjen dhe duartrokitjet e shumta të publikut.
Performanca e artistëve të vegjël të Qendrës Kulturore solli vlera tradicionale dhe kulturore.
Surprizues ishte zëri i vogëlushes Marlina Janko. Thuajse, Divjaka ka në gjirin e saj një talent të rrallë, një “Vaçe Zela” të re, që do të mbushë skenat me admirues të zërit të saj.
Marlina do të përfaqësojë qytetin e Divjakës në Festivali Kombëtar i Fëmijëve në Shkodër. Ajo, me zërin e saj mahnitës, rrëmbeu duartrokitjet e të pranishmëve dhe, me siguri, në të ardhmen do të rrëmbejë edhe zemrat e të gjithë bashkëkombësve, pse jo edhe të të huajve. Një “Vaçe Zela” e re po lind.
Në fund u ndanë çmimet për figura dhe personalitete të njohura, si gazetari Artan Hoxha dhe spikerja e njohur e RTSH, Silvana Braçe.
Një veprimtari e bukur, mbresëlënëse dhe e mrekullueshme, që e bën krenar qytetin e Divjakës dhe njerëzit e saj punëtorë, artdashës dhe mikpritës.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit, që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre figurën e shquar kombëtare Aristidh Kola, “Nderi i Kombit”.