Barie Çupi

Në sekondat e fundit.
Mbrëmjet janë kall,
orët janë si një shi i rrëmbyer,
pas erërash të furishme.
orët janë si një shi i rrëmbyer,
pas erërash të furishme.
Po shkulen zemra,
hapat kthyer prapthi,
koha si një lumë në errësirë,
merr përpara zëra,
dhimbjet po ia shuajnë shkëlqimin ditës,
…frika në sekondat e fundit,
sapo doli nga foleja e ndryshkur.
Kur unë fola dikur,
ju heshtët.
Ti heshte dhe qeshe,
e përse britmën time se deshe?
U rrëzuan yje,
me gjysfryme ikte dielli,
historia po na tërhiqte mbrapsht.
Ç’po ndodh tani vallë?
ku zuzërojnë ca palo pushtetarë?
Kur shpirti të vjen në majë të hunës,
sa neveri,
sa ligështim,
Ç’ka po ndihet përanë lagunës?
Nga po dëgjohet kjo oshëtimë?
Kush ia grisi bukuritë,atdheut tim?
Zgjohu Vlorë,
zgjohu Tiranë,
e ti Rrjolli trim.
Të vjetër,të rinj e fëmij,
a thua po i nxënë sheshet,
po tunden rrugët kuq e zi,
drithëna i ndjek nga pas.
Ç’mund të jetë zgjuar nga larg?
Mos po dremjsje o njeri,
siç unë e ndieja në poezi.
O det me dallgë e me muzgje të trishtuara,
ç’ta trembi valën e të ktheu në cunam.
O male pafund e pafillim,
ç’ju mblodhi të gjithëve,
të gjithë uragan,
të gjithë me një qëllim.
Në ç’plagë e ç’vragë të prekën,
të lënduan,
mos vallë ishin plagët e trupit tënd në trupin tim?
Eeh,kisha dëgjuar një lamtumirë prej vendesh të mia,
kisha puthur çdo gur e kisha përqafuar çdo nënë,
kisha qarë e isha larë me lot e me halle,
kishin vdekur e ishin vrarë,
pa tokë e pa varre,
e të gjithë kishin kërcyer në një valle.
Ooh,zemër e plasur,
plas e vdis prej marazi,
etshëm u ende nëpër botë,
u përtype lajmesh e belbëzove ndër dhëmbë,
të shpërtheu kafazi,
se një fund i egër,po të lëkundet nën këmbë.
Buzëqeshjet nazike po të vyshkeshin në buzë,
e keqja po digjte si flaka çdo qelizë,
tërbim,
makutëri,
shkatërrim.
Jooo,
mos,
kthehu tani,
po këputen fijet e shpresës,
prej gjaku vlon thirrja e jetës.
Ç’zog u bë lajmëtar?
Ç’e gjelbërt të joshi?
Kush të vodhi?
Ç’mision të tronditi?
Mall pranverash derdhur globit anembanë,
aty isha që nga paleoliti,
e më thon’shqiptar,
shija e burimit qenkësh vetëm vendi im,
rëndesa mbi supe
paskësh qenë një amëshim.
Ooo,do të bëj sot gjithë ç’mundem,
eja dhe Ti,
këtu të bashkuar përsëri.
Me pluhurin e artë të shpirtit,
do mbuloj çdo zemërim,
sot dua paqe,
dua vazhdimësinë,
dua shpëtim.
do mbuloj çdo zemërim,
sot dua paqe,
dua vazhdimësinë,
dua shpëtim.