Nën kupën e artë-Shkurte Berisha

NËN KUPËN E ARTË

Qielli është mbushur plot me yje sonte,
Njëri ndrin më shumë se sa tjetri,
Qetësia brenda shpirtit mbretëronte,
Gëzimi ndihej nga i riu te i vjetri.

Në këtë natë që aq ëmbël fton,
Harrohet çdo brengë, çdo mërzi,
Një dritë e fshehtë mbi ne po agon,
Duke falur paqe dhe dashuri.

Dhe bota harron dhimbjet, dritat po shkëlqejnë,
Nën një kupë të artë që me paqe na fton,
Sytë drejt lartësisë mrekullinë po gjejnë,
Ndërsa shpirti i lodhur, sonte veç ëndërron.