Brixhilda Dede
NËNTORI NË SHPIRTIN TIM
Nëntori puth gjethet në heshtje, ndërsa unë puth kujtimin tënd në thellësinë e shpirtit.
Kur bota vishet me ngjyrat e vjeshtës, ti je pranvera që më rilind, këmbana që më zgjon rahjet e zemrës edhe në ditët më të ftohta.
Ti je shenjt që zbret në brendësi të shpirtit, sjell aromë qielli dhe lulëzon aty ku koha kishte harruar të mbinte. Në praninë tënde, malli merr krahë dhe dashuria bëhet hënë e argjendtë ku ëndrrat marin jetë.
Dhe nëse koha shuhet në pafundësi, nëse yjet harrojnë të ndriçojnë e universi humbet udhën e tij, unë do të të dua përtej kohës, përtej hapësirës, përtej çdo përjetësie.
Je mrekullia e heshtur që Zoti mbolli në shpirtin tim, për të mos u vyshkur kurrë.