Kujtim N. Mullai

Nga "KARTOLINAT FAMILJARE"
(për gruan)
Si lexohen këto vargje nga
studiuesi Vladimir Diko :
"Estetikisht: Shumë bukur!
Artistikisht: I patjetërsueshëm!
Moralisht: Solid klasor i pakoruptueshëm!
Shkencërisht: Adami është inçestari i parë,
sepse u çiftua me brinjën e vet të konvertuar
në grua...
Teoligjikisht: Ky çiftim polli mallkimin
që Allau i bëri vet Ademit...E lumja Hava
që polli dy djem të cilët do të shënonin
vëllavrasjene parë...
Përzemërsisht nga:ATEISTI...
Vladimir Diko "
_____________________________
* * *
Gëzuar ditëlindjen,e dashur!...
Me të drejtë,
Sa të rroj,
Borxh do t'i jem kësaj dite,
Që të solli, TY, në jetë,
Pa qënë nevoja,
Si ADAMI EVËN, nga brinja,
T'ju nxirrja vetë!
* * *
AKROSTIK
Duart kur shtrënguam, fjalën dhamë,
Unë të jem ADAMI, EVA, TI,
Dashuritë e para pas i lamë,
I përçmuam për një dashuri!
* * *
Nga ky bashkim,
Më s'ikën dot;
Do mbetesh brenda meje!
Ashtu, si unë,
E kam kot,
Ta zgjidh zemrën prej TEJE!
Kujtim N. Mullai