Erget G Cenolli

NJË EKSPOZITË E RRALLË NË SHTËPINË E FLAMURIT, KORÇË
Ka një jetë që Bardhi dhe Lirika Pojani po punojnë për folklorin dhe Etnografinë Shqiptare.
Bardhi është mjeshtër i valleve, ndërsa Lirika mjeshtre e veshjeve popullore, sidomos veshjeve të Qarkut të Korçës.
Dje, tek shtëpia ku Themistokli Gërmenji ngriti Flamurin Shqiptar më 10 Dhjetor 1916, vizitova ekspozitën e zonjës Lirika, me veshje Kombëtare Shqiptare, por edhe me veshje qytetare të para mbi 100- vitesh.
Paraqitja e bukurisë së tyre natyrale tregon për profesionalizmin e lartë që ka karakterizuar gjithmonë zonjën Lirika Pojani në mjeshtërinë e saj të rrallë.