Një këngë desha sot…Nga Panajot Boli

Nga Panajot Boli

NJË KËNGË DESHA SOT…
NGA PANAJOT BOLI
 
Për një këngë kisha nevojë sot
Për një melodi me dritë lumturie
Kur malin përballë
Mjegulla e ka pushtuar deri në brez

E xhamin e dritarës sime

E puth një avull trishtimi
Një këngë desha sot
Masazh t’i bëj ndjenjes sime të lënduar
Mpirë në peisazhin vjeshtor
E hutuar në një humbëtirë të mistershëm
Ku klithin lakuriqet e natës

 

Një këngë desha
Me diell brenda
Me dashuri vaditur
Nga lumturia e një lumi

 

Desha një këngë të më përqafojë
Të ledhatojë gjoksin
Të trokas më një ritem të butë
Në rrugicat e heshtura të shpirtit
Me tinguj si zëri i thellëzave
Që ëmbëlsojnë mengjeset
Në fshatin tim

 

Një këngë desha
Shpirtin të ma vallëzoj si fluturë në vals
Si vallëzon valët deti

 

Një buton të shkel dua
Të vershojë në kraharor një këngë pranverë
Me zë bilbili

 

Para xhamit të dritarës me avull
Vizatoj me gishta portretin e Vaçes
Dhe nga buzët e saj
Shperthejnë si trendafila të bardhë
Meloditë
E sytë projektojnë
Bukurinë e vendit tim
 
Me një këngë doja ta qetësoja shpirtin
E zëri i Vaçes ma dehu
Me bilbilat mbledhur te xhami
Me malin që mori në prehër,Diellin.