Një shpirt në heshtje
Ëndrrat e shpirtit i ruan në heshtje,
Në zemër mban mallin, kujtime dhe shpresë.
Ikën çdo dhimbje, por gjurma nuk shkon,
Të qeshësh me botën, kur shpirti vajton.
Në sytë e tu fshihet një botë pa fund,
E ndjenja të thella që s’thuhen askund.
Rrallë kush e njeh atë që zemra duron,
Orët më të heshtura janë ato kur ajo lufton.
Dhe nëse një ditë gjithçka do të ndryshojë,
shpirti yt kurrë mos të harrojë:
një shpirt që hesht, por që ndien aq shumë,
një zemër që nuk tregon çdo plagë,
por që lë gjurmë.
