Nostalgji-Rubjana Nika

Rubjana Nika

Nostalgji


Kur shikoj zajet që rrjedhin,

qetë ëmbël si në ëndërr,

m'zgjohet malli i fëmijërisë,

nostalgjia më prek në zemër.


Mërmërima e gurgullima,

më nanurisin qetë kujtimet,

mijëra shkëndija,reflektime,

rikthejnë pas jetën time.


Dallgëzat ndjekin njëra-tjetrën,

si trumcakë pranverorë,

zemra ndjek pas fëmijërinë,

që më përshëndet me dorë.


Në breg të lumit gurët e bardhë,

shëndrisin si zefiri çmuar,

dikur" lodra "fëminore,

"vrisnim "ujin e kulluar.


Reflektojnë rrezet diellore,

përmbi ujin zallit shkuar,

prej puhizës pranverore,

dridhen si në të rënkuar.