Pak jetë…Rinore Zymeri

Pak jetë…

O Zot, më jep edhe pak jetë,
t’i shoh djemtë e mi përherë të qetë.

Të buzëqeshur, plot lumturi,
me fat në zemër e mirësi.

Eri i pari, dritë në shtëpi,
me zemër të bardhë e plot dashuri.

Edi i ëmbël, trim e i urtë,
si rreze dielli në ditë të turbullt.

Eni i vogël, gëzim pa fund,
kur qesh ai, zemra më tund.

Tre bukuroshat e shpirtit tim,
arsyeja më e bukur për çdo agim.

Veç edhe pak jetë, o Zot i madh,
t’ua dëgjoj zërin natë e ditë pranë.

T’i shoh të rritur, të lumtur gjithmonë,
se zemra e prindit veç për ta jeton.