POLITIKA !!
Pamflet poetik!
Eh moj politikë, moj lavire rrugësh,
S’le njeri pa sharë, me libër shtëpie,
Prostitut me gradën: ‘fanar ndriçues’ !
Që ndizet e shuhet, me epsh kurvërie.
S’le njeri pa sharë, me libër shtëpie,
Prostitut me gradën: ‘fanar ndriçues’ !
Që ndizet e shuhet, me epsh kurvërie.
Eh moj lavire, me brek nëpër këmbë,
Ti ulin e ti ngrenë nga të gjitha anët ,
Kapistrat që mban fortë nëpër dhëmbë..
I ke trashëguar, nga të gjithë ‘kurvarët’ !
Udhëve shkon ‘krenare’ pa turp e nderë,
Me bishtin përpjetë, për cjepër ‘zotërinj’!
Klithmat histerike, rugëve moj e mjerë ..
I kthen në ultratinguj, për ‘zvarranik të rinj’..!
Parfumosur ç’do ditë, për qejf e orgji,
Del e shëtit rrugëve si zonj e ndershme,
Për brekët e çjerra s’të pyet më njeri..
Në ju falë një puthje, e pak buzëqeshje !
Të gjithë vrapojnë pas teje moj e ‘bukur’!
Kur ecën si lavire me dekolte dhe brekë,
Gati të zhvishesh dhe në mes të udhës..
Për pak ‘shoqëri’, shkonë në çdo hendek!
Jargosur vështrojnë të vobektët ngadal,
As ujë, as bukë, asgjë nga ti nuk duan,
Vetëm pakë llustra, shoqëruar me fjalë,
E, të prekin vetëm pakë, moj e ‘uruar’ !
Në qoftë e thënë të mos kesh brek fare,
Prapë shkon kapërdisur, si dhia nga halli,
Do të vijnë pas teje, si dele manare…
Duke tundur bishtin, të kënaqur nga ‘malli’ !
S’ta thonë kot emrin : ‘Kurva e vjetër ‘ !
Rafinuar kohëve që ndryshuan ‘erërat’,
Mes shalëve ke gjunjëzuar shum ‘cjepër’,
Hardallosur nga epshi ‘erruptiv’ i ‘plehërave’ !
Ndërsa ti gjithë qejf orgjive parfumosur,
Shkon e vjen e qeshur rrugës me miop ,
Pas teje vrapojnë ‘ftujak’ të vilanosur ..
Duke blegërirë ‘gijotinës’, si mish për top !
Eh moj politik, kështu do jesh gjithmonë,
Nga ‘llozha’ do i flasësh përher ‘tufës’ idiote ,
As bukë, as ujë, asgjë nuk të kërkojnë ,
Veç pak arom shurre, tash e sa mote !
Mos bëj qejfqeder moj e bukur politik,
Veç mos harro të kapërdisesh si përherë,
Dalngadalë ulërimat k’thejua në muzik ..
Të kërcejnë vallen tënde, me brekët përmjer.
Mos dëgjo ç’të thonë: Je ‘kurva’ më e vjetër!
Shko ‘triumfatore’, mbi rrugën që ke ‘shtruar’,
Mes shalëve vazhdo të fusësh më shumë ‘cjepër’..
Që hardallosen pas brekëve, nga epshi, i ‘uruar’ !
Shko ‘triumfatore’, mbi rrugën që ke ‘shtruar’,
Mes shalëve vazhdo të fusësh më shumë ‘cjepër’..
Që hardallosen pas brekëve, nga epshi, i ‘uruar’ !
Tomi Buzi.
