Panair-Rubjana Nika

Panair

Sa mirë !!
Dhe moda ka panair,
krekosur me veshje lloje-soje,
me veshje-zhveshje “plot me stil”,
të çdo ngjyre,të çdo boje.

Kapardisur,ngjyer,pudrosur,
merr duartrokitje e pëlqime,
vlerësohet “Fenomen i vitit”,
ndaj padyshim mer dhe çmime.

Zhurmojnë mediat në intervista,
lajmi ditës ,emisione,
modelë-modele me ecje pompoze,
të rinjtë në shkollë mbajnë “leksione”,

Po ,dhe për librin ka panair,
vlerësohet,merr dhe çmime,
por nuk krekoset me zhurmë e bujë,
i flen vlera në mendime.

Rri mënjanë gjithë modesti,
pa kapardisje,pompozitet,
e hijeshon fjala e bukur,
vargu i zgjedhur gjithë lezet.

Thjeshtësia,mençuria,
fjalë me vend,e provuar,
kalliri plot mban kokën ulur,
ai pa kokrra vrapon si i tërbuar.