“Patriotët e Vërtetë”- Dritan Mardodaj

“Patriotët e Vërtetë”

Asnjëherë se kanë pas t’lehtë
Patriotët e vërtetë
Në perjudhat më të këqija
Nuk u ndalën : – Rrnoftë Shqipnija!

Të palodhur, të paepur
Për atdheun janë tretur
Për t’i dhënë vendit lirinë
E dhanë jetën dhe rininë.

Ishin burra shumë fisnikë
Nuk bënin dallim “klerik”
Pasi s’ishin “beduinë”
As grekër dhe as latinë.

As bullgar, as turkomanë
Por Ilirë me gjak Alban!

Asnjëherë se kanë pas t’lehtë
Patriotët e vërtetë
Në perjudhat më të këqija
Nuk u ndalën : – Rrnoftë Shqipnija!

Dritan Mardodaj ©