Përhitja e ëndrrës-Fehri Qerimi

Përhitja e ëndrrës

(Ramadan Musliut)
Pelin shpatë avlemendi
më preu
pena gjallë mban
si pelte ëndrra
të ethshme
përhitja më ndjek
kudo pad teje
O Dan.

Vrapim kujtese

Errësira brenda vetes
dinte të bëhej pjesë
të mirrte mishin
si korb
që rrëmbente zite e syrit
dhe mësohesh me verbërinë
të mbjellë përgjatë rrugëve
me lojën e kubizmit
nga fëmijëria e sotme
si gjeoemetri deskriptive
heu Gaspard Monde
ç’më ke lënë pas
në këtë vrapim kujtese

Dritë

Kodi u përmbys
si ekran i thyer natë
guri lëvizë kujtesën
druri hijerëndë
mban zhurmën e shekujve
kërkimtari me gishta prej tymi
hap prushin ajror
fobosin e letrës ninez
terrën pelikan telefoni
në kiminë e trupit
rrathë ngjyrash
sillen në sy
si sinjale të humbura
“mirë ta kam bë” thot koha
nga ana tjetër e e pasqyrës
veç mua ylli
nuk më jep dritë.