Perparim Kabo një dritë që ndriçon !Olimbi Dafa

Olimbi Dafa



Perparimi lindi në 23 gusht 1954 ne Tirane.

Shkolla 8 vjecate “11Janari “ ne Tirane . Shkolla e mesme “ Petro Nini Luatasi . Studimet e larta per Filozofi .Ne vitin 2023 Bibloteka Kombetate Gjermane e shpalli Filozof.
Prej 9 vjetesh drejton jurine e festival-it poetik kombetar. Ne gjurmet Naimjane , ne Permet . Antar jurie ne aktivitete artistike mderkombetare…studime per pikturen .
Përparimi ka një përvojë dyzet e dy vjeçare në fushën e arsimit si lektor, kërkues shkencor dhe autor librash, duke përfaqësuar një personalitet të shquar në jetën akademike dhe kulturore. Ai ka një aktivitet të gjerë botuar brenda dhe jashtë vendit, si në Francë, Spanjë dhe së fundmi në Çeki, Hungari dhe Itali. Ka marrë pjesë në tubime shkencore ndërkombëtare me referime brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me çmimin “Aleksandri i Madh” dhe çmimin e “UNESCO-s”.

Përparimi ka kontribuar gjithashtu në fushën e artit dhe kulturës edhe si kritik arti. Kontributi i tij është vlerësuar edhe në çështjet e shoqërisë civile. Dallohet për prezencën aktive dhe profesionale në median e shkruar dhe atë audiovizive. Jeta është një katalizator ndryshimesh, një kopsht me lule të cilin ju e keni kultivuar dhe keni marrë vlerat e saj, pra përvojën e jetës, ndaj jeni edhe gazetar, publicist, e pse jo edhe poet. Jeni brilant dhe për t’u patur zili.
Ju, gazetarët, shkrimtarët dhe poetët, zhyteni në rrahjet e fuqishme të pulsit të jetës, në forcën, gjallërinë dhe gravitetin e saj, në ndryshimet dhe shndërrimet ekonomike e shoqërore. Ju çmoj dhe vlerësoj, sepse përveç një profesionisti të ndritur në rrugën e dijes, spikasin edhe humanizmi dhe dashuria; jeni një njeri i mrekullueshëm dhe kjo eshte ”një vlerë mbi vlerat. Jeni një vlerë krijuese në drejtimin e artikulimit të fjalës, e cila krijon emocione të forta, sepse gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi, por vegla e zgjuar e tij. Siç thotë Franc Kafka në librin e tij “Procesi”: Të jetosh do të thotë të jesh në proces.
Puna motivon jetën, puna mendore dhe ajo e ideve motivon njeriun, jetën dhe kohën. Puna me ideale motivon shoqërinë, historinë dhe udhëtimin drejt një zhvillimi që zgjeron liritë!
Ja si shprehet për ju Megi Sejko: “Përparim Kabo, mendimtar idealist që motivon brezat e studentëve dhe kultivon kulturë. Ndërsa Iliriana Demo shprehet: Si gjithmonë në pararojë të mendimit, Përparim Kabo. Vetëm me punë dhe ide të qarta arrihet gjithçka.”
Mimoza Masati shprehet: “Jeni motivues për rininë, profesor, me shkrimet dhe librat që publikoni. Fjalët tuaja janë mençuri dhe dhimbje, kulturë dhe rënkim i brendshëm, dëshpërim dhe keqardhje, histori dhe dilema, me një shigjetim të arsyetuar kundër të shëmtuarës.ë
Sa bukur shkruan pena juaj për regjisorin Piro Mani, ku thoni se arti i tij solli një ndryshim të thellë në vizatimin e karaktereve, dinamikën e vrullshme të lëvizjeve në skenë, pathosin dinamik, kompozimin e lëvizjeve në grup dhe arkitekturën karakteriale të ngjarjeve; këto janë disa nga tiparet e fatit. Ju shpreheni se shoqëria po e riprodhon vazhdimisht banditizmin, pa gjetur mekanizma për ta ndaluar atë.
Në media është e domosdoshme të promovohen vlerat dhe ka të gjitha mundësitë për të bërë përmirësime të dukshme. I nderuar Përparim Kabo, ju jeni një publicist i fjalës, i besës, i traditës dhe i mençurisë. Jeni një model dhe pikë referimi për shpirtin tuaj bujar. Fjala e shkrimtarit krijon emocion; mendimi i tij ushqen, frymëzon dhe imagjinata e tij gatuan lirinë. Pathosi artistik është ideali i tij për një jetë ndryshe. Pa këtë letërsi, njeriu do të mbetej analfabet; pa shkrimtarët, vetëdija njerëzore do të ishte pa ideale.
Epoka e digjitalitetit, e mendimit të gatshëm dhe e përgjigjeve falë inteligjencës artificiale mund të sjellë shumë efekte, por as sot, as në të ardhmen nuk do të krijojë letërsi të mirëfilltë. Mendimi që shprehni ju është njerëzor dhe, si i tillë, kur zhyteni në mushtin letrar, ai mbart brenda vetes ide, përjetime dhe ka fuqinë e idealit për të ribërë botën, duke rikrijuar njeriun. Shkrimet tuaja japin shumë emocione; ato të mbajnë të mberthyer emocionalisht.
Të menduarit, të shprehurit dhe të shkruarit janë ajka e emancipimit njerëzor nga qeniet e tjera, dhe shkrimet janë një pjesë e domosdoshme që janë në pararojë të emancipimit të shoqërisë njerëzore. Ja si shprehet Franc Kafka, thotë Përparimi: Mendimi mbetet, ai frymëzon edhe pa praninë e autorit. Njeriu punon që të ushqehet nga leximi, frymëzohet nga dijet dhe krijon prej artit.
Ai nuk mendonte për të krijuar frymëzim, por mendonte përmes krijimit frymëzues. Kombet ndërtohen nga kultura. Kombet mbahen nga kultura. Kombet zhvillohen nga kultura.
Tritan Kalo shprehet për Përparim Kabon: Princi i lëvrimit të fjalës së një mendimi të superevoluar dhe të emancipuar. Dy libra që i kanë shtuar vlerën bibliotekës sime, shprehet ai për librin e Përparimit, i cili mori pjesë në promovimin e librit të titulluar “Apollogjia e Artit”.
Ja si u shpreh Kozeta Zavalani: Faleminderit i nderuar Përparim Kabo që na dhurove një spektakël të mrekullueshëm kulturor. Jeni një vlerë kombëtare.
Resmie Çobo: Ajo natë dhuroi shumë emocione duke ditur se ju patjetër i dhuruat artit një nivel krejt të ri.
Edi Vrapi: Promovimi juaj në formë rrethore, komunikuese, ishte një risi e re në formën e promovim-prezantimit të dijes. Z. Kabo vazhdon ai: Dija nuk do mik, por do hapësirë komunikuese, siç thotë Hegel. Ju këtë hapësirë e shfrytëzuat në mënyrë brilante në promovimin tuaj.
Edi Vrapi: Është një kënaqësi kur e sheh se si e pikturon dhe e gdhend fjalën në vepër. Një vepër që të pasuron me vlera estetike, morale dhe njerëzore, krenari që të kesh një ‘qemtues’ të figurave referuese dhe rrëfimtar si ju, Përparim.
Luiza Hoxha: Rrëfimi juaj ka analizë të thellë, mendim filozofik dhe mesazhe të forta.
Ju i doni dhe i respektoni artistët sepse vetë keni shpirt artisti. Shkruani me shumë dashuri për ta, por edhe me shumë dhimbje për ata që i rrëmben jeta, që është një gënjeshtër e bukur.
Skënder Rusi: U fik edhe një qiri i bukur frymëzimi. Përparim, ju lundroni në lirikën e frymëzuar nga dashuria, malli, dhimbja dhe brenga. Kodi i tij ishte të lexonte brengën. Ajo nuk shfaqet gjithmonë haptazi, ndaj duhet dëgjuar fjala e heshtjes dhe duhet konvertuar heshtja në fytyra dhe shpirtra njerëzish, me ose pa maskë.Ai shpreheni ju Perparim dhe ajrin e kthente ne poezi
Merita Ndreko shkruan: U prehtë në paqe! Poetët nuk ikin kurrë, shpirti i tyre është derdhur në vargje që ua lënë brezave!
Ja si shpreheni ju për poetin e talentuar Majkom Zeqon: Ke katër vjet që ke ikur, nuk e shoh më siluetën tënde, nuk e dëgjoj zërin tënd, por më ke lënë peng shpirtin tënd, librat dhe ke lënë pas dritën tënde. Ajo lexohet nëse e do dijen, ajo përkthehet nëse ke shpirtin të lirë nga muret. Frymëzimi yt ndizej ndër kohë. Më mungon, mik… Në këtë botë ka pak njerëz të cilëve mund t’u rrëfehesh. Ti e sillje mendimin metaforikisht. Nga ai lloj mendimi, kaloje te simboli dhe shfaqeshe në një mendim më të thellë. I lexoj poezitë e tua çdo ditë… Ka atje udhëtime të çuditshme, fantazi, përjetime të thella dhe fakte të lexuara me logjikën e dilemave.
Nuk mund te le pa permendur artistet e medhenj te skenes se teatrit dhe Kinematografise Shqiptare , te cilet jane dhe miqt me te afert me ju si : SI Mihal Luarasin , Alfred Trebicken , Hajrije Rondon . Me pelqeu shume vleresimi qe i keni bere gjithsecilit me ato fjale magjike dhe shpirterore . Po e nis me
Alfred Trebicken te cilit i drejtoheni me shume dashuri .
I dashur Fredi !
Arti juaj ka vetem nje atribut krejt .te mjaftushem
Eshte i vertete si i ndiere si realitet antropoteatror….
Ne lojen tende skenike nuk takon nje personazhte te qepur me parime estetike . Shpirti yt dhe i personazhit jane nje . Ti i futesh ne lekure personazhit qe ne gjykimin tim eshte nje veshje forme , pra rindertim me elemente te kodit . Njeshpirtesia eshte kodi . E….esenca thelbesorja qe ka disa elemente , te cilat i zberthen .
Keni diagramen e ndjenjes njerezore shprehur me art teknik ku ngjyrimi i zerit , ajri i ndjenjes , perjetimi i gjendjes , perqafohen organikisht dhe behen nje shpirt qe frymon gezimin dhe dhimbjen prhumbjen dhr revolten .
Sa fryme le ne skene Alfred Trebicka !!!
Keshtu ben dhe ajri skenik flet , shperthen , mediton, shpaguan dhe ai .duke hyre brenda nesh .
Sa bukur e shkrin arsyen me veprimin si te kishe qene student i Immanuel Kantit…!
Te faleminderit Mik !
Je princi i skenes !
Elona Deneti shkruan : Jo kushdo , di te shprehi kaq mallshem vlerat e nje njeriut si ju , se kupton se i dhemb ikja e nje njeriu qe dha shume ne role te ndryshme sic ishte aktorja e talentuar Hajrihe Rondo .
Ja si shprehet Perparimi i cili jo vetem shkruan per artistet dhe vlerat e tyre , por dhe i perciell ne banesen e fundit me shume dhimbje : U perpoqa te imagjinoja …Kur me thoshte Ja te behem mire e te vish tek ne ne Himare te kenaqemi .
Erdha mike per te te perciell ne banesen e fundit . Ne dhome njerezit flasin me ze te ulet …jane ata qe din c’eshte jeta e sa vlen e c’eshte vdekja e si duhet respektuar …Artisti ishte vetem nje nga Himara qe vite me pare e kisha pare ne Estraden e Vlores . Ndoshta artistet jane rruges duke ardhur .
Ne kete bote te zhytur me aktor medioker , pena juaj nuk ndalet duke zberthyer shpirat e artisteve qe pasqyrojne te verteten . Sa me pasion dhe dashuri ju keni shkruar per mikun tuaj Mihal Luarasin qe e donit dhe e adhuronit aq shume Adhurimi ishte i drejt , sepse ai ishte nje nje artist i radh ,i madh qe ju e keni . zberthyer mire , duke nxier ne pah vlerat qe e karakterizojne figuren e tij artistike .
Po keshtu ju keni merite edhe per figiren e Reshat Arbanen , kollosin e artit te bukur qe i ka mbire ne shpirt. Vleresimi qe i beni kesaj figure eshte shume i drejte dhe e keni zberthyer me detaje figuren e tij , te cilit i flet shpirti , i flet mimika , krijon shume emocion e te mban te mberthyer gjate interpretimit . Ndaj dhe duartrokitjet jane te sinqerta qe i buron nga shpirti spektatoreve . Ai di si percillet mesazhi .

Ju, Përparim, e doni muzikën, që është gjuha e pakthyeshme e shpirtit. Ajo është dhimbje që shpreh shpirtin universal, por dhe gëzimi që ushqen paqen e brendshme. Ajo, siç shkruani ju, nuk na vjen nga jashtë si moral, por del nga brenda. Platoni thoshte: Nuk mund ta ndryshosh Kushtetutën e një vendi pa ndryshuar muzikën e atij vendi. Shpirtin e shqiptoni në heshtje, ku fjala e mendimit të thellë frymon pa bujë, siç shprehët në kumtesën tuaj për Ditën Botërore të Shkrimtarëve.
Flitet shpesh që mosha varet nga numri i viteve. Ka raste kur ajo varet nga gjendja, fryma, vrulli, gjallëria, gëzimi dhe arritjet. Por, në raste të veçanta, mosha matet me zemrën. Mund të dish shumë gjuhë, por gjuha më e bukur është gjuha e zemrës. Ju, Përparim, jeni një pishtar i dijes me dritë të përhershme.
Puna juaj si pedagog është mision përpara profesionit. Armata e madhe që punon dhe sakrifikon për zhvillimin dhe emancipimin e vendit ka një mision paresor: të edukojë dhe të arsimojë brezin e ri. Ka një dallim të madh midis profesionit dhe misionit. Misioni kërkon vullnet, dëshirë, përkushtim, pasion dhe sakrificë. Misioni është më i rëndësishëm se detyra. Mësuesit dhe pedagogët edukojnë breza që sjellin përparimin e kombit. Një komb përparon në sajë të dijes!
Ju jeni një model i ndritshëm dhe studentët tuaj janë me fat që marrin mësimet tuaja. Në radhë të parë, ju jeni edukator dhe më pas mësimdhënës. Roli i mësuesit dhe pedagogut është shumë i madh. Kur një nënë lind një fëmijë, ajo krijon një vepër. Mësuesi që mëson dhe edukon atë fëmijë e bën një kryevepër. Ju, Përparim, keni krijuar shumë kryevepra që shndrisin në rrugët e jetës kudo. Kënaqësi është që ish-studentët tuaj nuk ju harrojnë, duke ju uruar çdo 7 Mars dhe duke ju dërguar mesazhe e tufa me lule në shenjë respekti, sepse keni lënë gjurmë të thella tek ata me dijen dhe dashurinë që u keni dhuruar me përkushtim.
Konfuci thoshte: Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten. Kryeministri japonez thotë: Mësuesit tonë i kemi dhënë rrogën e ministrit, imunitetin e diplomatit dhe autoritetin e perandorit.
Ju, Përparim, jeni edhe poet. Poezia është një shpirt delikat që mund të tallazohet, të vuajë, të klithë dhe të ngrejë zërin në kupë të qiellit. Poezia është vetë njeriu që vuan dhe proteston. Nëse nuk kuptohet kështu, ai që e reciton atë thjesht si një kalimtar zanor mbi tinguj dhe fjalë, e gërvisht dhe pothuajse e plagos atë pa dashur, siç shpreheni ju. Poezia ka një botë ndjenje që përcillet me një muzikalitet të fshehur. Ajo është një trup me hire frymore, kur vargjet vishet me muzikalitet dhe shndërrohen në një himn social, si një fllad që vjen nga deti dhe të çon atje ku më parë s’ke qenë.
Vargjet tuaja buzëqeshin, frymojnë, pulsojnë, këndojnë, ndjejnë, flasin dhe bertasin për padrejtësitë shoqërore. Ato kanë shpirt. Janë vargje me aromë lulesh që ta bëjnë zemrën si një kitare plot elegancë dhe figuracion artistik të këndshëm. Në poezinë tuaj, ne dëgjojmë gjuhën e bukur të shpirtit që flet, dëgjon, pulson dhe të dashurit i kthen në engjëj. Me sytë e mendjes arrini të shihni dhe të sillni përlat. Me dritën e syve tuaj, lexoj vargjet e një shpirti. Vetëm shpirti e ndjen melodinë e tyre.A ka vargje me te bukura se tek kjo poezi qe titullohet Gjethe ku merita e poetit eshte qe ne permjet ketyre dy strofave i frymezuar nga stina e vjeshtes shkruar me ngjyrat e zjarrta te saja te na percielli esencen dhe mesazhin.
Gjethe
Ajo dukej e trishtuar..
Historia ngjyren ja kishte ndryshkur
Une i fala buzeqeshjen time …
Nisi te vallezonte sikur donte te thoshte
Ne cast gjethja ishja une …
Mes stineve te shpirtit..te
Te vjeshta mbeta si puthje ne ajer ..
Nje tango dygjethesh nisi ..
Tek muzgu fshehur siluetat tona …
Sa pak vargje qe flasin shume
Sa pak vargje, sa shume shpirt sa pak vargje
Sa shume buzeqeshje .
Sa pak vargje , sa shume emocione .
Ss pak vargje , sa shume muzg .
Vjeshta i frymezon poetet .
Ngjyrat e saja te zjarrta
prekin lekuren e shpirtit te tyre .
Etika intelektuale ju nderon dhe ju respekton, sepse ju jeni një artist në shpirt që keni dritën tuaj, e cila shkëlqen dhe nuk ka nevojë të fikë dritën e të tjerëve për të shkëlqyer vetë. Jeni shembull i qytetarisë, i veshur me kulturë dhe mençuri. Jeni një vlerë e çmuar. Fat që ju kemi. Faleminderit për këtë dhuratë brilante që tingëllon me një dritë shpirtërore që mbush me dashuri.
Jeta ka hapur faqet e librit të saj dhe ju lexoni, mësoni. Duhet një energji për të artikuluar fjalën, mbështetje, nxitje dhe dashuri, të cilat nuk mungojnë tek ju. I lexoj shkrimet tuaja, të cilat janë plot jetë, dritë, diell, pranverë. Zjarri i zemrës tuaj nuk djeg, por ngroh ata që dinë të lexojnë mirë. Të dish të lexosh mirë është vlerë intelektuale. Fjala më parë është poetike, sepse shpreh dhe komunikon fuqishëm kur mbart intensitet të veçantë mendimi dhe ndjenje.
Ju adhuroj për derdhjen e shpirtit tuaj poetik në fletën e bardhë me një mendim të lartë. Jeni një gjykatës i mprehtë. Një botë pa poetë dhe shkrimtarë do të ishte pa dritë. Poeti mbjell paqe dhe gëzim. Ju, Përparim, në shkrimet tuaja kërkoni botën e virtyteve, sepse ajo ju bën të mençur, të matur dhe të guximshëm. Intelektualët nuk janë thjesht magazina dijesh, por edhe gjeneratorë vlerash. Ju kërkoni që problemet të gjejnë zgjidhje dhe të mos mbeten në udhëkryq.
Ju nuk doni të ndjeni dhimbjen e heshtur brenda vetes tuaj. Fjalët tuaja në shkrime dhe poezi kanë peshë dhe vlerë artistike. Njeriu i bukur vishet me sinqeritet, thjeshtësi dhe ndershmëri. Ju i jepni paqe shpirtit tuaj. Arti juaj është si një pemë që jep fryte në çdo stinë. Ju shkruani me nostalgji, dashuri, përqendrim, arsyetim të thellë logjik dhe thjeshtësi, ndaj pëlqeheni. Shkruani me një penë origjinale, ku dallohet sinqeriteti juaj, që është për t’u admiruar. Ne jemi koha që bëjmë udhëtimin e jetës, siç shpreheni ju. Gjithmonë nga goja juaj dalin fjalë të mençura, me shumë vlerë dhe pozitivitet.