Përshëndetja e nënës-Ioannis Polemis-Përktheu nga origjinali: Lefter Shomo

IOANNIS POLEMIS
(1862- 1924)
PËRSHËNDETJA E NËNËS
Shtegton për larg,shkon në mërgim
E vetme mbetem ,qyqe
Të priftë e mbara biri im

Ti paç uratën time.
Udha tu qoftë e trëndafilitë
Udhë zëmbakëmbjellë
Lule shpërthefshin në çdo vis
Dhe mbi çdo gur që shkel.

 

Lotët e mi qofshin diamantë
Për çdo gjë që prek me dorë
Kupë e gëzimit e pamatë
Që kurrë mos tu shterroftë

 

Ta shuash etjen duke pirë
Ajo mbettë e plotë
Si ajo zemër që rri lart
Dhe ti qëndron më poshtë.

 

Atje o bir që do të shkosh
Në t’ largtin vend të huaj
Rrjeta e kurthe do takosh
Shumë rengje do të luajnë.

 

Nëse një ditë s’do ndalosh
Enkas të më takosh
Pa fije zemërate them
O bir i falur qofsh.

 

Po ndodhi për kasollen tonë
Të skuqesh,turp të vjen..
Ndërkaq unë përsëri të fal
Faljen gati do ta kem.
Nëse atdheun q’ adhurojmë

Guxove dhe e mohove
Tu mbushtë udha ngado shkon
Me gjemba,plot me rrodhe.
Përktheu nga origjinali: Lefter ShomoK/ 790i.p.α.