PËRTEJ SYRIT
A mundet kush të më lexojë ,
Si një libër që në heshtje rri?
Dhe kuptimin të ma tregojë,
Çfarë lexon nga syte e mi ?
Si një libër që në heshtje rri?
Dhe kuptimin të ma tregojë,
Çfarë lexon nga syte e mi ?
Kam fjalë që s’i thotë goja,
si yje fshehur nëpër natë ,
si flutur larg do të fluturoja,
që ëndrra të zgjaste gjatë.
A mundesh ti të më kuptosh ,
kur shpirti flet me zë të ulët?
Kur dhimbjet heshtur i duroj,
e prapë buzëqesh si lulet?
Nëse më lexon me dashamirësi,
Do gjesh një bote brenda meje,
me shpresa, plagë e bukuri,
që presin dritën pas një reje.
Prandaj të lutem ,shiko thellë,
Dhe lexo faqet që s’duken,
janë fshehur si thesar në shpellë,
duhen gjetur,të mos zhduken.
Dhe lexo faqet që s’duken,
janë fshehur si thesar në shpellë,
duhen gjetur,të mos zhduken.
