Piro Millona-Minella  Ka vendosur të bëhet libër-Nga Përparim Hysi

Nga  Përparim   Hysi


Libri”Ajo i shembëllen “Suferinës” në det.në baticat e zbaticat të tij”
                            (ese)

 PIRO  MILLONA-MINELLA e nxori librin e tij të shtatëmbëdhjetë.  Metafora “ka vendosur të bëhet libër”,nuk është imja. E mora nga OSKAR WUAJD. Ai thotë:-Dua të bëhem libër!   Analogjia ime është pak e stërmadhe, por kam të drejtë të mbrohem,përmjet autorit. Për 20 ditë,ka botuar tri libra. Mos kujtoni se librat i ka në xhep dhe i nxjerrë dhe i botëon fët-fët. Nuk i ka në xhep,por i ka në kujtesë. Ka një kujtesë përfekte dhe ndaj unë e quaj PIRO KUJTESA.
Është interesant jo vetëm për kujtesën, por të gjitha shkrimeve (që të gjitha përjetime) u jep një ngjyrim lirik,sa nuk lexon prozë,por safi poezi. E ka thënë SHARL BAUDLER” Proza e bukur lirike,shijohet si poezi”.
Po t’i shikosh një dhe nga një këto proza, mbushesh me emocione gëzimi aq sa, shpesh herë,ke lexuar një përrallë dhe,për ta mbajtur mend, duhet t’i kthehesh dhe njëherë. Lexon një pjesë dhe nuk  ke si mos çuditesh: shikon përjetime në kohë të shkuara (ato fillojnë nga flëmijëria; vazhdojnë me adoleshencën: me vitet në shkollën e mesme: në fakultet dhe deri në gati 40-vjet punë e deri në pension. Para sysh, femra e meshkuj me të cilët e lidhur jeta e tij. Ka brenda nostalgji,mall,dashuri,por dhe dhimbje,se jeta nuk është përrallë. Ajo që i rrit karizmën në gjithë përjetimet e tij, se kurrë, në asnjë rast nuk prek dinjitetin e askujt,duke ruajtur etikën dhe anonimatin.                                                              *
PIRO MILLONA-MINELLA ka kohë që ka dalë në pension, por çdo ditë punon.  Duke sjellë përjetimet e tij, në gjithë librat që ka shkruar, ai portertizon Njerëz me vlera e reputacion,që i kanë dhënë shoqërisë,Atdheut, popullit dhe asnjëherë të vetme,nuk shkruan për vete.  Sikur njerëzit, bashkëshokët a mikeshat që ka njohur në kohë dhe secila gjen veten e vet në libra, po ta vlerësonin punën krjuese të këtij” martiri” të shkrimeve, pa dyshim,ky miku i kaq e kaq njerëzve,do të qe tepër i lumtur. Ai të gjithë kontigjentin e librave i ka dhuruar dhe nuk ka marrë si autor asnjë cent,  Në këtë libër,paska dalë një donator dhe PIROJA për mos u bërë karshillëk atyre të tjerëve, e quan anonim. Njeriu i ndershëm nuk u bie borive për darovi. Duke darovitur,ai ndjen kënaqësi. “Të japësh,-thotë LAO TZE,- është dashuri.”
“Mençuria,- thoshte EZOPI,- gjendet në libra”. Dhe sa përjetime të bukura,has tek libri i PIROS, Libri, siç e shoh unë pas leximit, më duket si pavijon në një muze, Sa shikon një panel,mbrin tek tjetri, tek tjetri dhe,kur mbaron, sikur ke lexuar” Njëmijë e një net” të SHEHREZADES për t’i prishur mendjen Sulltanit. Në atë gjendje dhe nuk e luan topi. Ndodh kështu,se siç thotë FROJDI: “Përjetimi i sejcilit rasti të bukur,më provon se jeta ia vlen të jetohet”.
Po  a është e lehtë që të shkruash një libër? Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje qysh në sekullin  e XV!!!-të,SAMUEL XHONSON(1709-1790),që thotë:-Të shkruash një libër,duhet  të shfletosh një bibliotekë të  tërë”.
Pa dyshim, kështu ka ndodhur dhe ndodh,me PIRO “KUJTESËN” që,vazhdimisht rri mbi libra. Jo më kot ORHAN PAMUK,NOBELISTI turk, ka shkruar:” Lexova një libër dhe jeta ime ndryshoi”. Librat e PIROS janë si copëra të dala jo vetëm nga koka(kujtesa),por dhe nga shpirti. Bernard Shou thotë:”Çdo libër që ia vlen të lexohet,është shumë shpirtërore”. I tillë është dhe libri i PIROS,i cili,po bën tjetrin gati. Nëse nuk gjen donator,nuk është faji i tij,
Ka vetëm pensionin e tij e të bashkëshortes që për të botuar një libër,është një”luks” i vështirë.
Urime dhe me të tjera,PIRO “KUJTESA”!