Plazhet, mollë e ndalume dhe mollë sherri për qytetarët dhe bizneset. Nga Agron Mema

Nga Agron Mema

Urdhëri dhe vendimi i qeverisë shqiptare për menaxhimin e sipërfaqes ranore të plazheve nga AKB-ja ( Agjensia Kombëtare e Bregdetit) dhe mokitorimin nga pushteti lokal, detyron të interesuarit të aplikonë për marrje me qera kontatuese sipërfaqe plazhi brenda qersorit, ka sjellur edhe problematikën shqetësuese dhe konfliktuale mes të interesuarve. Si gjithmonë fitimtarë del i forti nga muskujt dhe portofoli, ata që mundohen të jetojnë me mund e djersë, janë nën shantazh. Përvitë kanë ndodhur konflikte të shoqëruara me dhunë psikologjike dhe shpesh edhe fizike me kërcënim jete. Por…asgjë. Situata përsëritet çdo vit.

Një rast, nga të shumtat, sjell me denoncim për shtyp punonjësi i policisë së shtetit, z. A. B. Në denoncimin e tij publiko- mediatik, ai nënvizon faktin tejet shqetësues dhe shantazhues sepse prej 10 vitesh, në emrin e gruas së tij, në parcelën 376, një teren pothuajse shkëmbor ka kontratuar një sipërfaqe të konsiderueshme plazhi në afërsi të ” Santa Kuaranta” në Sarandë duke e përdorur një pjesë të sipërfaqes si ” Bixh- Bar” dhe pjesën tjetër me shzlonde dhe çadra dielli. Dhe këtë aktivitet biznesi ka 10 vite që e ushtron me kontratë nga AKB-ja. Thotë se gjatë këtyre viteve kontratuese nuk ka pasur asnjë penalizim, por, përkundrazi, e ka shoqëruar një korrektësi maksimale në zbatueshmërinë ligjore dhe rregullat e kontratës.

Puna vijonte e qetë deri vitin që kaloi, 2025, kur u shfaqën në horizontin e biznesit shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe presionet për lirimin e këtyre hapësirave sepse i ka kontaktuar një tjetër biznesmen i afërt me kryetarin e bashkisë. U desh një rezistencë e madhe që kjo sipërfaqe të ngelej përsëri e tij në përdorim pas ankesës mediatike drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres Kumbaro, ndërhyrja e të cilëve vendosi të mos e tjetërsojë përdoruesin e kësaj sipërfaqeje plazhi në zonën turistike më të lakmuar të qytetit. Por kjo nuk mbeti pa paspja. E trasperojnë nga qyteti në një pikë të largët policore, ndonëse janë të dy në punë bashkëshoryët në distanca të largëta nga qyteti dhe ligji parashikon, sepse kanë një vajzë 11 vjeçe, dhe garanton garanci dhe siguri prindërore. Nuk u mor parasysh, por ende vijon punën në pikën policore të largët. Një formë shantazhi kjo vitin e kaluar për ta detyruar të heqij dorë nga kjo sipërfaqe plazhi.

Thotë se nuk i ka munguar as ndihma dhe interesimi juridik i n/ kryetarit të bashkisë Sarandë, z. Elton Dauti. Por mjafton vallë? Sivjet u rishfaq përsëri problemi, por me intesitet kërcënimesh më të forta. Është po i njëjti petson që ushtron presion dhe shantazhon. Denoncuesi thotë se sivjet e kërcënojnë edhe me vendin e punës si punonjës policie ku shërben prej 22 vitesh.

Vjet më transferuan në zona të largëta, sivjet avancuan në kërcënimet shantazhuese. Më kanë paditur në AMP ( AGJENSIA E MBYKQYRJES POLICORE) , sikur e kam kërcënuar personin që kërkon zaptimin e sipërfaqes që posedoj me kontratë të rregullt ligjore prej 10 vitesh. Ndërkohë, nga ana ime, sqaroj opinionin publik dhe AMP-në se nuk kam kryer veprime të tilla që më akuzon kundërshtari. Vitet e gjata në polici më kanë edukuar ta shoh ligjin si të shenjtë, ta zbatoj me korrektësi.

Dua të them dhe të vë në dijeni institucionet ligjzbatuese xhe opinionin publik, se pas këtyre shantazheve në ekstremin kërcënues, fshihet ose më sakt shoh një kërcënim serioz edhe për jetën time dhe të familjes, ndonëse jam edhe punonjës policie, situata aktuale më sjell një pozicion të pamvrojtur nga askush, përkundrazi…jam ankuar, sëbashku me kërkesën për ripërsëritje kontrate tek e- albania dhe pushteti vendor. Kam shkuar tri herë në Tirane tek AK B- ja dhe në bashkinë e Sarandës, por jam përballur me heshtje…shurdhëri…asnjë përgjigje?! Ndonëse ua kam kërkuar me klmbëngulje të më përgjigjen me shkrim.

Jo! Nuk është e thënë, jo…