Poetit të yjeve – Lasgush Poradeci-Nga A.Arshiaj

A.Arshiaj

 
 
Në qiellin e bukur nëper netë me hënë,
Yjet vallëzojnë në këngët e poetit,
“Yllin e Zemrës” e zbrite me dorë,

Ti penëartë i kombit Lasgush Poradeci.
Liqeni i qetë nis valët t’i zgjojë,
Yjet sheh kurorë kur zbresin mbi valë,
Me këngën në buzë yjësisë nis i shkruan,
Meloditë e zemrës ngrohin përmbi dallgë.



Këngët e netëve të vona ligjëroje,
Pentagramin e shtrije në tingujt e hënës ,
Poeti i embël zbret si shenjtor ,
Melodinë e zjarrtë nga gjuha e zemres ,
Aty buzë liqenit, ulur mbi një fron,

Vargjet e arta ngrë perandori
Atdheut dhuratë ia fale shpirtin,
Penën magjike e bere profeci.