Poezi-Gezim Bega

Bota ecën
 
Shiko?Bota ecën përpara,
ne pse po ecim në vetmi,
mbas saj të jemi në gara,
vrapo,në gjumë mos rrri.
 
Të ecim në rrugën e mirësisë,
Të bashkuar ne me miqtë tanë,
e duam tê mirën e Shqipërisë,
nga ajo e shkuar ne u ndamë.
 
Pse t’i trembemi kohës që vjen pas,
me të tjerët ne do të shkojmë,
nga gëzimi unë dua të bërtas,
të qeshim,të ulurisim e këndojmë.
 
E mira si një zog zbret nga qielli,
shqiptarët do ti bashkojnë tokē,
po vjen e shoqëruar nga dielli,
me shqiptarët do mbetet shokë.
Ku shkove ?
Të kërkoj në udhët e pafund,
e ndjej rrahjen e zemrës tënde,
Nxitoj unë ecin sa të mund:
-Ku je?Eja pres se më çmënde.
 
U lodha ty ,duke të kërkuar,
pa ty s’do të kisha po aq vlera,
Përse të rrimë të vetmuar?
Ndaj të kërkoj në çdo derë.
 
Diçka ka për të thënê si gëzim,
a do ta vazhdojmë dashurinê,
Se dhe pemët po lëshoinë hije,
dhe ne do tê lidhim besën dashurie.
 
Ajo fytyrë e bukur margaritar,
buzëqeshja jote si dritë hëne,
Po të kërkoj unë si i marrë,
s’po rri dot moj e bukuar çapkëne.