
Migel Flor
Vara rreth qafës ca zinxhirë
dhe shkrova veç pak vargje…
Gdhihem e varfër por e lirë,
shpirt’pasur, dritë dhe paqe…
Më lidhi bota me zinxhir-dryn
por fjala i hap të gjitha dyert.
Kur dhimbja plagëve nis e hyn
aq të lehta vijnë përgjigjet..