
Poezia
Isha në një takim letrar,
Ku pati shumë diskutime;
U hodhën fjalë si në pazar,
Për poezinë u thanë plot mendime.
Ku pati shumë diskutime;
U hodhën fjalë si në pazar,
Për poezinë u thanë plot mendime.
Dikush tha se është përjetim,
Dikush tha se është realitet;
Dikush tha se është frymëzim,
E dikush tha se është portret.
E unë nuk fola, por u frymëzova,
Si dikush që me poezinë vallëzon;
Dhe në këta pak rreshta e tregova:
Poezia është ajo që ngjall emocion.
Si dikush që me poezinë vallëzon;
Dhe në këta pak rreshta e tregova:
Poezia është ajo që ngjall emocion.