
Unë jam PRO dhe i mbështes protestat si protestuese dhe pse kam rezervat e mia.
Por, a e dinë vallë protestuesit e rinj ( a kanë lexuar në fjalorët enciklopedik) se çfarë do të thotë fjala; REVOLUCION?
Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe: [Revolución,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. kthesë rrënjësore në jetën e shoqërisë duke përmbysur me dhunë një rend shoqëror, politik e ekonomik dhe duke vendosur një rend të ri.
2. kthesë rrënjësore në një fushë të ekonomisë, të prodhimit, të dijes, të shkencës, të artit etj.: revolucion ekonomik (tekniko-shkencor, industrial).
3. term në filozofi; kalimi me hop nga cilësia e vjetër në cilësinë e re; ndryshim rrënjësor në një proces zhvillimi: evolucioni dhe revolucioni]
Në Enciklopedinë britanike, fjala REVOLUCION, ka këtë kuptim: [revolucioni është një ndryshim themelor, i papritur dhe radikal në shoqëri, që shpesh i referohet përmbysjes së dhunshme të një qeverie. Termi përshkruan gjithashtu rrotullimin e plotë të një objekti rreth një boshti ose orbitën e një trupi qiellor rreth një tjetri].
Ky është kuptimi i revolucionit që përmendet si fjalë por pa ia ditur kuptimin ose domethënien.
©Copyright EMI KROSI