Poezia më mban gjallë ,
Të jem i fortë si djalë.
Dhimbjen ta mposht duke shkruar.
Poezinë,me vargjet rreshtuar.
Dhimbja kthëhet në gëzim.
E shikimi në lule trëndafili në saksi.
Poezia,këndon në shpirtin tim,
Dhe më thotë : shkruaj ,se fiton dituri.
Se poezia të mbush shpirtin me gëzim.
Dhe jep njerëzve më shumë dashuri.
Poezia,si fllad I ngrohtë pranveror,
Hyn në shpirte të thotë:
Dhuro sa më shumë,njerëzve dashuri!
Se ajo të bën të lumtur ,të bën njëri..!
Poezia,të hap sytë ,të mbush mushkëritë,
Të bën me flatra ,të bën njeri.
Po të hapësh kraharorin ,poezia flatra lëshon,
Me krahë të bardha të lulëzon.
Shkruaj,për të anashkaluar dhimbjen .
Dhe shikimin ta k’thjelloj,
Dhe brengën ta flak ,e të dukem sikur dashuroj.
Poezia,rri me mua në krevat ,më zgjon natën dhe kërkon,më ëmbëlson dhe më largon të keqen nga shpirti im,
Poezia më dashuron edhe kur nuk dua të shkruaj,ajo më bën të harroj dhimbjen e boshllëkun që në shpirt më është krijuar.
Të bën të jetosh mes njerëzve,mes dhimbjeve të tyre pa i dëmtuar ato.
Ajo është magjia ,ajo është shpresa,ajo është vetë dashuria e pastër mbi tastierë e jetës . Mbështetem me poezinë krah për krah, duke mbrojtur njeri – tjetrin. Më godet ngrohtë në mendje,marr lapsin e shkruaj,më çel sytë,sa do i përgjumur të jem,më çlodh shpirtin,sa do dhimbje të kem!!
Për mua është nënë ,babë motër e vëlla. Ajo më bën të fortë e të jetoj,mes dhimbjes dhe gëzimit,mes zjarrit e stuhisë më të fuqishme,më bën njeri .!
Poezia,është shpirti jem! Ajo më jep dritë ,më jep jetë.
… poezia jeta ime!!
E çastit,mes dhimbjeve dhe mërzitjes së madhe.
11/07/2026 Artë.Greqi
