Gezim Bega

Pret nëna tek porta
Yjet thërmohen në flakë,
hëna ndriçon n'qiellin gri,
Tek porta pret nëna plakë,
pret e pret,bir,t'i shkosh ti.
Gjithmonê mê ke pritur,
aty tek pragu i derës,
Si dallëndyshja e uritur,
pret ardhjen e pranverës.
Nëno moj më dogji malli,
të të marr eren e djersës,
Të të puth fort tek balli,
të t’jap pengun e ndjesës.
S'ka si nëna tjetër nê botê,
Flokëbardha ballin me rrudha.
Pret e pret s'po duron dot,
pret djali të vij nga udha.
përlot-lotin.