
Bukën theu!
Kohë e errët skizofrenësh.
Veten nxjerrë trarësh frerësh.
Me mirësi zemrën të rrëmbeu.
Me ligësi bukën theu.
Botë e kohë e mallkuar.
Njerëzi çdokund tërbuar.
Me dorë zemër dhashë merhamin.
Ndër kambë më hoqe shkamin.
Nga të pabesë çka nuk prita.
N.depresion veten mërzita.
Klan kazanësh të gatuar.
Ujq të epshit përvëluar.
Gjithë natën planesh thurur.
Cipë plasur shtirur bukur.
Ëmbëlsisht bukur gënjeu.
Mirësisht bukën theu.
Sundojnë e zaptojnë jaranë.
Është imi pronë e tyre.
Mos i fol thojnë se bëj hatanë.
Gjurmues çdo llojë mënyre.
Joshin veten llavë e afsh.
Në lloxhë tyre kurrë mos rafsh.
Në rrudha e thinja përlpëliten.
Ndër çarçafë aty djersiten.
Natën mbyten afsh e puthje.
Në sabah ziejnë çorbë mes vetit.
Nën jatak shkrihen këputen.
Hedhin baltë mbi njani tjetrin.
Harrojnë ç.gjellë kanë hyrë e dalë.
Pijnë verë e dehen me dhallë.
N.kori kafshatën ngjeu.
N'paturpësi bukën theu.
Shkroi!
Miranda Troci Derti!
Reç. Dibër .