Fshati i braktisur- Nexhbedin Basha-




FSHATI I BRAKTISUR
Toka ende jep fryt,
dhe duart mungojnë,
shtëpitë flasin me heshtje,
oxhaqet presin tym...
Bari rritet pa zë,
si kujtesë që s’vdes.
toka mbetet gjer në ograde,
dhe parmenda gjumë fle…


Koha ulet në oborre,
hapat lënë gjurmë në gurë,
Në heshtje flet me dheun,
Se toka s’gënjen kurrë…
Edhe pse heshtja sundon,
toka s’e humb besimin,
si nëna që pret fëmijën të lindi,
toka buzëqesh, edhe pse e braktisur.
Nexhbedin Basha,